Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkitë e qarkut Shkodër në kuadër të Primareve të ‘Rithemelimit’.
Në bashkinë e Shkodrës fitues është shpallur kryebashkiaku aktual, Bardh Spahia i cili ishte i vetëm në garë, duke marrë në total 1386 vota pro dhe 6 vota kundër.
Në këtë mënyrë është zyrtarizuar si kandidat i Rithemelimit për kreun e bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 14 majit të 2023.
/s.f