• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret e PD, Këlliçi: Është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët, është një festë demokracie

by Java News
04/12/2022 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëri nga kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, mbajti një deklaratë për mediat menjëherë sapo futi votën e tij në kutinë e votimit.

Ai u shpreh se kjo është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët, ndërsa e konsideroi procesin e primareve si një risi, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për të gjithë politikën shqiptare.

“Është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët sot. Procesi i primareve është një risi, jo vetëm për PD, por për politikën shqiptare. Sot e keni parë se në të gjithë territorin e Tiranës dhe në gjithë Shqipërinë, anëtarët, simpatizantët, demokratët, kanë marrë fuqi më shumë se kurrë me votën e tyre për të vendosur tashmë kandidatët që duan ti përfaqësojnë në zgjedhjet lokale në 14 maj. Dita e sotme është një festë demokracie, fuqizim i anëtarësisë, i simpatizantëve në një proces që forcon dhe demokratizon edhe më shumë, PD-në.

Ju uroj të gjitha kandidatëve të tjerë në garë, jo vetëm të 6 që janë me mua, që të jemi një ekip në 14 maj dhe ju uroj suksese dhe të gjithë kandidatëve të tjerë në këtë proces primaresh, i uroj suksese dhe beteja jonë e përbashkët, e të gjithë demokratëve dhe opozitarëve është data 14 maj, datë në të cilën çdo qytetar shqiptar duhet të votojë kundër një regjimi që është instaluar përdhunshëm në këto 10 vite, por mbi të gjitha në këto 4 vitet e fundit, ne kemi humbur çdo kontakt me pushtetin lokalë”, tha ai.

Këlliçi vijoi më tej duke shtuar se shqiptarët sot kanë shërbimet më të këqija që mund të kenë pasur ndonjëherë, ndërsa premtoi se ka ardhur momenti që e gjitha fuqia dhe vëmendja të kthehet tek ata.

“Shqiptarët kanë shërbimet më të këqija që mund të kenë pasur ndonjëherë dhe kanë marrë vëmendjen më të ulët që kanë pasur ndonjëherë dhe ka ardhur momenti që e gjithë fuqia, dhe vëmendja të kthehet tek qytetarët. Gëzuar këtë ditë, për mua është një ditë feste dhe uroj që çdo gjë të shkojë sa më mbarë deri në fund”, shtoi Këlliçi.

/s.f

Next Post
14 shoferë të arrestuar vetëm në një javë në Elbasan, pezullohen 43 patenta

8 mijë gjoba çdo javë në Tiranë, në 11 muaj u proceduan penalisht 627 shoferë të dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

August 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

August 13, 2026
Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

August 13, 2026
Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

August 13, 2026
Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com