• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret e PD: Ja 7 bashkitë që shkojnë në balotazh dhe emrat e kandidatëve që do votohen përsëri

by A R
05/12/2022 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbyllur procesi i numërimit për primaret e PD-së në bashkinë e Tiranës. Pas një numërimi të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike është mësuar se do të ketë balotazh mes mjekut Ilir Alimehmeti dhe deputetit demokrat Belind Këlliçi. Këta të dy u renditën të parët mes 7 kandidatëve të tjerë.

Kështu Belind Këlliçi mori 4040 vota ndërsa Alimehmeti mori 2196 vota. Në vend të tretë u rendit Gerti Bogdani me 1819 vota. Për shkak se Këlliçi nuk mori dot 1 votë më shumë se 50% e votave të vlefshme gara do të shkojë në balotazh që do zhvillohet pas 1 jave.

Njësoj si në Tiranë 6 bashki do të shkojnë në balotazh, pasi asnjë prej kandidatëve nuk mundën të marrin 50% të votave.

Kështu në Dibër do të ketë një tjetër garë mes Besnik Alkut dhe Ismail Ukës, në Fier mes kandidatëve Evdar Kodheli e Artur Mahmutaj, në Mirditë mes Albert Mylyshit dhe Aleksandër Lala, në Librazhd mes Shefki Çotës dhe Arjanit Lekës, në Mat mes Skënder Gjucit dhe Bukurosh Ballabanit dhe Fushë Krujë mes Ndriçim Babasi e Agron Lokës.

Ndonëse Kamza u fitua thellë nga Arjan Hoxha ajo qe gara që u kundërshtua më shume nga rivalët ku Shemsi Premçi pati vërejtje për listat dhe kërkoi përsëritje të votimit, ndërsa Asllan Dogjani që doli i dyti tha: “Është një proces ku është vjedhur vota brenda Partisë Demokratike. Kjo është e turpshme që të vidhet mes njëri tjetrit, nuk kam çfarë them më shumë”.

Kreu i PD, Sali Berisha ndonëse në një konferencë për mediat, nuk i mohoi disa parregullsi, i cilësoi primaret si të pashembullta në historinë e Shqipërisë. “Nuk pretendohet të ishte një proces i përsosur. Jo! Nuk mund të pretendosh një gjë të tillë, por se u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
Kanosi bashkëpunëtorin e tij për dhënie pasurie, në kërkim autori. Gjatë hetimeve, policia gjen në lokal…

Kanosi bashkëpunëtorin e tij për dhënie pasurie, në kërkim autori. Gjatë hetimeve, policia gjen në lokal…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In