• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret e Berishës/ Këlliçi: Ja plani im për Tiranën! Kalaja: E mposht Veliajn, do rreshtoj kullat dhe do u vë tritolin

by Java News
07/11/2022 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gatshëm për të “mposhtur” kryetarin e Bashkisë së Tiranës edhe pse në garë në partinë  e tyre, ballë për ballë dy kandidatët e primarëve Belind Këlliçi dhe Adriana Kalaja patën këtë mbrëmje një diskutim të gjerë për kryeqytetin. Kështu rinisi ky sezon i emisionit prej 20 dekadash në Report Tv, ‘5 pyetje’ i moderuar nga gazetari Ilir Babaramo.

Primaret në PD-së së Berishës, sollën sot diskutimin  e dy kandidatëve nga 7 në total për kryeqytetin. Ashtu sikurse edhe në deklaratat e hershme, Adriana Kalaja edhe kësaj here përdori si një ‘kal troje’ çështjen e teatrit, kauzë e cila do të çojë në mposhtjen e Veliajt.

‘Unë personalisht kamë dhënë provat që mund ta mposht Veliaj. Bashkë me aleancën e teatrit është një çështje që e kam fituar në Gjykatë. Për shkak të makinerisë që disponon qeveria ndodh ndryshe. Me vendim të Gjykatës Kushtetuese kjo gjë është kundërshtuar. (…)

Aty po ndodh që me gjithë shoun… në letra s’po ndodh asgjë, janë thirrje dëshpëruese që Veliaj i bën për të gënjyer publikun. Prishja e teatrit në 2020 me premtimet që do e ndërtojnë për 4 muaj ai jo vetëm që s’është bërë po nuk do të bëhet sepse është nën hetim në SPAK.- tha Kalaja.

E ndërsa për Këlliçin, ‘kali i tij i Trojës’ ka qenë ­çështja e inceneratorëve, për të cilin deputeti shprehet se ende nuk ka asgjë të re nga kjo çështje pasi Veliaj ende nuk është në SPAK.

‘Ende nuk kemi përgjigje nga SPAK për inceneratorët. Ka qenë në SPAK (tabaku) për deponimet e saj. Nuk ka zhvillime sepse Veliaj nuk është në SPAK. (…) Basha nuk ka thënë asgjë se Basha ka hartuar një plan me Bankën Botërore dhe s’bëri asgjë. Kurse Veliaj thotë që landfill ka pasur në Sharrë dhe atë ke dhe sot. Janë paguar qindra mijëra euro dhe sërish e njëjta procedurë ndodh sot.’- tha Këlliçi.

Ndërkohë Adriana Kalaja pati edhe një paralajmërim për fakte të reja për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për të cilin sipas saj Gjyqtari i Veliajt ka kaluar vettingun në mënyrë të paligjshme, pikërisht për këtë arsye.

Gjyqtari i Veliajt ka kaluar Vettingut në mënyrë të paligjshmë dhe arsyeja ka qenë vrasja e Ardit Gjoklajt, provat do t’i nxjerr së shpëjti.

Sipas asaj që unë kam investiguar, në fakt është kali im i betejës teatri. Ka një plan të mirëmenduar për të shndërruar Tiranën, pa histori, pa identitet, pa kulturë.- tha Kalaja.

Deputeti demokrat foli edhe për ndërtimet pa leje ku tha se bashkia vepron në mënyrë të padrejtë dhe mbështet krimin.

‘Një kullë ‘Eyes of Tirana’, ka shtuar 7 kate, ndërkohë ke mbi 1200 raste qytetarësh që kanë shkuar në burg për një dritare. Ke policinë më të dhunshme sot, ke frikë të kthesh kurrizin. Vendos të paktën 1000 gjoba në ditë. Pse këta politikanët e mzhorancës nuk jetojnë në Tiranë? Se janë të pa jetueshme kushtet. Ai psh (Veliaj) ka ashensor privat në shtëpinë e tij pa leje, ankohen qytetarët, të vijë këtu e të flasë për të.’- tha Këlliçi.

Dy kandidatët u pyetën edhe për vendimet e para në rastin hipotetik nëse do të fitonin përballë Veliaj.

  • Vendimi i parë: Projektimi i një projektligji për futjen e referendumit të pushtetit lokal.
  • Vendimi i dytë: Do marr vendimin për të shembur me tritol çdo kullë. Do ti rreshtoj dhe se kam problem.
  • Vendimi i tretë: Do anuloj projektet korruptive. I gjithë projekti i unazës së re është ndryshuar për Edmod Bekos, miku i Ballës. – tha Kalaja.

Ndërsa për deputetin demokrat kanë qenë në fokus transparenca dhe rishikimi i plotë i planit urbanistik.

  • 1-      Transparente çfarë ka ndodhur me Tiranën.
  • 2-      Do marr masë drastike për të ulur taksat në qytet. Pra nuk do vjedh.
  • 3-      Rishikim i plotë i planit urbanistik.- tha Këlliçi.

Fituesi i primareve do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në garën e 14 majit. Pas dorëzimit të kandidaturave, pritet që të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit./m.j

Next Post
E pushuan nga puna se ishte shtatzënë, ish-punonjësja e Twitter paralajmëron Elon Musk: Shihemi në gjykatë!

E pushuan nga puna se ishte shtatzënë, ish-punonjësja e Twitter paralajmëron Elon Musk: Shihemi në gjykatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com