• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Primaret’ dhe dorëheqjet e 3 deputetëve: Si ndryshon grupi parlamentar i PD, sa i ‘prek’ balancat Berisha-Alibeaj

by Java News
13/12/2022 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keto muajt e fundit kane ndodhur pese levizje te “detyruara” ne radhet e grupit parlamentar te PD, tre prej te cilave pritet te vijne per shkak te kandidimit te ketyre deputeteve ne zgjedhjet e pushtetit vendor me 14 maj.

Betimi i dy deputetëve të rinj të grupit parlamentar të PD, Oriela Nebijajt dhe Petrit Dodës, që zëvendësojnë Grida Dumën e Alfred Rushajn tashmë të tërhequr nga politika, nuk do të jenë ndryshimet e vetme në grupin e deputetëve demokratë.

Lista e ligjvënësve të PD-së, në thuajse gjysmën e mandatit, pritet të ndryshojë në të paktën 3 qarqe të tjera të vendit brenda pak muajsh.

Belind Këlliçi, i zgjedhur me 11 601 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit 2021, tashmë kandidat zyrtar i PD së Berishës për Bashkinë e Tiranës, do të heqë dorë nga mandati i deputetit për t’ia lënë vendin Asllan Dogjanit. Ky i fundit, mandati për të cilin sipas renditjes, ishte thuajse i pamundur pasi u listua i 35-ti, mori 5176 vota preferenciale. Dogjani, konfirmoi për Report Tv se do ta pranojë mandatin e deputetit.

Për të njëjtën arsye si Belind Këlliçi, mandatin e deputetit e lë në mes edhe Luçiano Boçi, kandidati zyrtar i Berishës për Elbasanin. Më i votuari më 25 prill, me 10 930 vota, do të zëvendësohet nga Qani Xhafa me rreth 4200 vota preferenciale.

Edhe lista e Shkodrës ndryshon. Kandidimi i Zef Hilës në Vaun e Dejës për PD e Berishës bën që ky i fundit të heqë dorë nga mandati duke ia pasuar Ludovik Hasanit, që në zgjedhjet parlamentare mori 3810 vota.

3 zëvendësimet e fundit në grupin parlamentar të PD, pritet të bëhen në mars, kur Këlliçi, Boçi e Hila do të regjistrohen zyrtarisht në KQZ si kandidatë për kryebashkiakë. Por prurjet e reja në grupin parlamentar pritet të ndryshojnë edhe balancat në luftën e shifrave Berisha-Alibeaj, se cilin prej tyre mbështesin më shumë deputetë.

Dukshëm të renditur krah Alibeajt janë Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda. Mes deputetëve të ardhshëm, Asllan Dogjani tashmë është pozicionuar në PD e Berishës, duke u bërë pjesë edhe e proceseve të saj, sic ishin primaret, ndërsa Qani Xhafa dhe Ludovik Hasani, kanë qëndruar neutralë në pozicionimin e luftës së brendshme që ka përfshirë PD që prej shtatorit të vitit të shkuar./m.j

Next Post
“Bomba me sahat”/ Artan Hoxha tregon 5 qytetat e rrezikuara nga bandat: Situata pritet të shpërthejë…

"Bomba me sahat”/ Artan Hoxha tregon 5 qytetat e rrezikuara nga bandat: Situata pritet të shpërthejë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In