• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prifti: PS humbet 300 mijë vota dhe Fierin

by
05/05/2015 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne nje interviste per “Koha Jone” ish-ministri dhe ish-deputeti Dritan Prifti shpjegon aresyet qe perse do ti humbase keto zgjedhje PS.

Pse mendoni se Albert Çaçi mund të fitojë për kryetar Bashkie në Fier?

Në Fier fiton e majta gjithmonë, por këtë herë kandidati i majtë është miku i grupit kanabist në Partinë Socialiste dhe nuk e duan të majtët. Albert Çaçi është socialist 24 karat, 3 mandate deputet i qytetit te Fierit dhe është i provuar që i shërben këtij qyteti. Armandon e bënë deputet, s’ka dhënë asgjë për Fierin. Nuk është Fierak me origjine dhe në Fier ka lënë emër të keq me korrupsionin në Gjyqësor.

Akoma mendoni se Tom Doshi ka të drejtë dhe se i kanë rënë në qafë padrejtësisht?

Tom Doshi ka thënë një të vërtetë të madhe, ka denoncuar një skenar të vërtetë vrasje. Të gjithë e besojnë këtë, përveç disa të paguarve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

A ju kanë prekur në çështjet e biznesit, si hakmarrje politike ndaj qëndrimeve tuaja?

Kanë mobilizuar struktura të tëra për të na sulmuar. Duan të na trembin me kallëzime të fshehta në Prokurori, por kjo është puna e tyre. Pengesa pa fund na nxjerrin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për kandidatet e Partisë Social Demokrate, por kjo është shenjë dëshpërimi dhe fashistizimi.

Keni deklaruar se do riktheheni në politikë. A është kandidimi i Albert Çaçit nga ju në emër të PSD-së si test për të hyrë në PSD?

Mbështetja për Bert Çaçin është një testim që unë do t’i bej elektoratit për pas 2 vjetësh, për rikthimin tim në Kuvend dhe Qeveri me zgjedhjet parlamentare. Kam synim që në një Bashki të vetme, nga 6 në qarkun e Fierit të siguroj një mandat deputeti. Dhe do ta bej.

Me kandidimin, a kemi të bëjmë me një ndarje përfundimtare mes jush dhe PS-së?

Unë nuk kam lidhje me Partinë Socialiste. Jam i ndarë. Punoj në këto zgjedhje për PSD në Fier. Mbase do vazhdoj me Partinë Social Demokrate  dhe me tej. Mbetet për tu parë.

Kush i fiton këto zgjedhje?

Këto zgjedhje i fiton Partia Demokratike, si parti. Partia Socialiste do të humbasë rreth 300.000 vota. Për Tiranen akoma nuk kam ndjesinë e duhur kush fiton, por Partia Socialiste ka zgjedhur më të keqin. Erion Veliaj ka kundër bazën e Partisë Socialiste, sepse ai mori pjesë në rrëzimin e Qeverise socialiste në vitin 2005 me lëvizjen Mjaft. Kur të kem mendim të pjekur për Tiranën do t’ju them.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Kur pushon Enca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

July 31, 2026
“U mblodhëm për të vendosur modalitetet”, Bejko i prerë: Në 29 korrik zgjedhim kryetarin!

Bejko: Duhej analizuar reforma e vitit 2015 para se të propozohej një hartë e re

July 31, 2026
VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

July 31, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Revolucioni ra, u kthye në linçim, mësimi nga Basha dhe ‘ikja’ e Jolës

July 31, 2026
Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

July 31, 2026
VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

July 31, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

“Ata po shkatërrohen”, Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë armë bërthamore

July 31, 2026
Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

July 31, 2026
Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

July 31, 2026
Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com