Dritan Prifti ka reaguar pas dorëheqjes së Naços e cila me sa duket i ka kujtuar dorheqjen e tij në vitin e dytë të qeverisjes që hapi serinë e ndryshimeve në LSI gjatë qeverisë Berisha.
Në një postim në Facebook Prifti thotë se kjo është lëvizja më tallëse e Ilir Metës, ndoshta gjatë gjithë karrierës së tij. I ofroi në qeveri Ramës një njeri që e acaron sapo e shikon. Atë që para dhjet ditësh e quajti Ramën të korruptuar politikisht për mbylljen e Marrëveshjes me CEZ.
Meta e poshtëroi publikisht Ramën pasi e detyroi të thotë se “Manjani është njeriu i duhur për drejtësinë”. Poshtërim i vërtet” e mbyll ai.