• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezencë uji dhe inerte në rrugë, Policia: Shoferët të kenë kujdes! Ja akset ku ka vështirësi në qarkullim

by A R
20/11/2022 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimet e Policisë së Shtetit gjatë gjithë ditës së sotme, për shkak të reshjeve të shumta, në disa qarqe të vendit, janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimit të qytetarëve, si dhe monitormit të akseve rrugore.

Në një njoftim për mediat, Policia thotë se grupet e drejtimit, të ngritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, kanë monitoruar në vazhdimësi situatën duke bashkëpunuar me emergjencat civile në nivel qarku dhe bashkie, me qëllim ardhjen në ndihmë të qytetarëve në nevojë, si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq.

Deri në këto momente, bazuar nga raportimet e punonnjësve të Policisë në terren, konstatohet se në disa akse rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, ka vështirësi të qarkullimit për shkak të prezenës së ujit dhe të inerteve në disa akse rrugore, si pasojë e motit të keq.

Në qarkun e Tiranës, në rrugët kryesore ka prezencë uji, por situata nuk është problematike.

Në qarkun Durrës, segmenti Thumanë – Rinas, ka prezencë uji, qarkullimi vijon normal.

Autostrada Durrës – Tiranë, në të dy krahët ka prezencë uji, lëvizja e mjeteve është normale. Unaza Shkozet – Plepa – Shkëmbi i Kavajës – Durrës, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është i ngadaltë. Segmenti Autostrada “Royal Gaz”- Kryqëzimi i Stadiumit, ka prezencë uji, qarkullimi i mjeteve është normal.

Në qarkun Gjirokastër, në akset nacionale rrugore Kakavijë–Krahes, Qafë e Muzinës – Jergucat, Tuneli i Skërficës – Ura e Kardhiqit dhe Çarshovë – Ura e Leklit, nuk ka probleme për kalimin e mjeteve. Akset nacionale dhe rurale në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme, si dhe nuk ka patur përmbytje. Rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentin Kolonjë – Golem, ka prani të shtuar të inerteve në rrugë.

Në qarkun Shkodër, në hyrje te qytetit të Shkodrës, te Harku i Bërdicës ka prezencë uji dhe aksi është i kalueshëm vetëm për mjete te tonazhit të lartë. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent duke monitoruar situatën e po orientojnë qarkullimin e mjeteve, nga rruga e vjetër.

Në qarkun e Lezhës, në aksin rrugor rural Grash – Zojs, Lezhë, në vendin e quajtur Ura e Zojs-it, uji ka arritur nivelin e urës, por lëvizja e automjeteve vijon pa probleme deri në këto momente. Në aksin rrugor Lezhe – Ishull Lezhë, nënkalimi është i mbuluar nga uji dhe në këtë vend, policia ka bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe lëvizja ka vijuar nëpërmjet një rruge ngjitur me këtë aks rrugor.

Në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë, Kukës e Dibër, aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, në të gjitha akset rrugore të këtyre qarqeve.

Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit apo të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

/a.r

Next Post
VIDEO / Infantino jep lajmin gjatë Botërorit: Shqipëria do të mikpresë 160 vajza afgane, Edi Rama i vetmi që na u përgjigj

VIDEO / Infantino jep lajmin gjatë Botërorit: Shqipëria do të mikpresë 160 vajza afgane, Edi Rama i vetmi që na u përgjigj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo!

September 11, 2026
Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

September 11, 2026
Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

September 11, 2026
DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

September 11, 2026
“E njohim mirë këtë stil”- Prestigjiozja amerikane “Newsweek”: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në një model global!

“E njohim mirë këtë stil”- Prestigjiozja amerikane “Newsweek”: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në një model global!

September 11, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

“Ata do bënin bombën bërthamore”- Trump i vendosur: Do ta nisja sërish luftën me Iranin, nuk pendohem për vendimin që mora!

September 11, 2026
Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

September 11, 2026
Sot 25 vite nga “11 Shtatori”, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura, heronjtë dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan!

Sot 25 vite nga “11 Shtatori”, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura, heronjtë dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan!

September 11, 2026
Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë

Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë

September 11, 2026
Tetë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, mes viktimave dy fëmijë -

Përshkallëzohet beteja për Donbasin, qytetet ukrainase nën sulme të egra ruse, civilët urdhërohen të largohen

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com