Gjatë vizitës së djeshme në Shtetet e Bashkuara, ministri i mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Muhammad al-Attiyah, tha se zgjerimi i bazës ajrore, Al Udeid, do të bëhet ashtu që të jetë më i përshtatshëm për familjet e anëtarëve të ushtarëve amerikanë.
Katari po synon zhvillim të lidhjeve edhe më të afërta të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, teksa vazhdon mospajtimi i thellë diplomatik me një aleancë të vendeve arabe, që udhëhiqet nga Arabia Saudite, e cila, po ashtu, është aleate e fuqishme e Uashingtonit.
Në bazën Al Udeid gjenden afro 10 mijë ushtarë amerikanë. Kjo bazë ka luajtur rol te madh në fushatat ajrore të Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan dhe Siri./a.m.