• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantuset me gjoksin jashtë: Ja pse do jepnim lajme totalisht të zhveshura!

by A R
03/12/2016 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vajza në ekranin shqiptar që prezantonin lajmet të zhveshura ishte një nga lajmet më sensacionale të vitit të kaluar. Enki Braçaj dhe Greta Hoxha u vunë në qendër të vëmendjes, të sulmeve, kritikave, por edhe komplimenteve për guximin e tyre. Por tashmë, një media kanadeze ka gjetur një formë tjetër marketingu, të cilën e ka quajtur “Programe që nuk fshehin asgjë”.

Dhe realisht, prezantueset e edicioneve informative dhe programeve të tjera të këtij televizioni shfaqen tërësisht nudo në ekran. E interpretuar si “sfidë” për shqiptarët, audienca e ka rikthyer vëmendjen nga të vetmet spikere shqiptare, që deri tani kanë guxuar të ekspozojnë dekoltenë.

E pyetja më legjitime që mund të bëhet pas komenteve të shumta në rrjet është: A do të zhvisheshin nudo Enki dhe Greta dhe për cilat arsye? Në intervistat e tyre respektive për “Bluetooth” dy vajzat shpjegojnë qëndrimet për këtë fakt dhe arsyet që mund t’i çonin për të thënë “Po”.

GRETA HOXHA: TË GJITHË E DIMË SI BËHESH E PASUR, ZHVISHEM PËR QEJF, JO PËR PARA
Paratë nuk janë të mjaftueshme për Greta Hoxhën, prezantuesen që pasoi Enkin në “Zjarr TV”. Spikerja e lajmeve, e cila vazhdon t’u tregojë shqiptarëve mbi ngjarjet e përditshme me dekoltenë e saj të hapur rrëfen për “Bluetooth” se do zhvishej në ekran vetëm nëse do kishte dëshirë dhe për asgjë tjetër. “Ajo që bëj unë është interesante, që zgjon kureshtjen e njerëzve për të parë pak më shumë, nuk i heq të gjitha që njerëzit të shuajnë kuriozitetin”, thotë Greta, teksa thekson: “Unë e bëj për qejf, për pasionin tim. Lekët bëhen me gjëra të tjera, s’më mungon gjë për t’i bërë me gjëra të tjera, por thjesht nuk dua”. E informuar mbi spikeret kanadeze, që transmetojnë lajmet tërësisht nudo, Greta shpjegon: “Për qejf e bëj, ndryshe jo. Nuk është fare në formatin tim, unë bëj diçka artistike, të paktën unë kështu e quaj dhe kështu më pëlqen”.

Greta, në një televizion kanadez spikeret i japin lajmet nudo. Ti do guxoje?
Nuk më intereson fare, absolutisht jo. Nuk është në natyrën time. Njerëzit dhe opinioni ngatërrohen, por unë nuk dal lakuriq. Unë kam diçka artistike, që është shumë e bukur dhe mua më pëlqen shumë. Ajo që bëj unë është interesante, që zgjon kureshtjen e njerëzve për të parë pak më shumë, nuk i heq të gjitha që njerëzit të shuajnë kuriozitetin. Unë e shtoj kuriozitetin. Kur më shtohet numri i ndjekësve në rrjetet sociale, do të thotë që e kam shtuar kuriozitetin, nuk e kam shuar. Jam shumë kundër.
Do ta bëje nëse shuma e parave do ishte e justifikueshme?
Nuk më plas fare për lekë. Unë e bëj për qejf, për pasionin tim. Lekët bëhen me gjëra të tjera, s’më mungon gjë për t’i bërë me gjëra të tjera, por thjesht nuk dua.
Për çfarë e ke fjalën konkretisht?
Dihet si bëhen lekët sot. Me korrupsion bëhen, se me punë të ndershme dhe duke shitur në rrugë nuk mund të bësh para. Shikoni politikanët, ata nuk shtypen, bëjnë korrupsion, shtypin gratë. Nuk ka lidhje, nuk më plas për lekë.
Po nëse ofruese është një media e huaj, do pranoje të jepje lajmet nudo?
Nuk ka rëndësi nëse është media e huaj dhe e famshme, ne kemi ardhur në jetë për të jetuar, jo për të bërë gjëra që na bëjnë të ndjehemi keq. Për qejf e bëj, ndryshe jo. Nuk është fare në formatin tim, unë bëj diçka artistike, të paktën unë kështu e quaj dhe kështu më pëlqen.

ENKI BRAÇAJ: LAJME NUDO? PËR 70 MIJË EURO
Enki Braçaj ka thyer tabutë në studiot e televizioneve informative në Shqipëri. Spikerja e lajmeve guxoi të shfaqej topless në ekran, e veshur me një xhaketë të zbërthyer, duke ekspozuar gjoksin e saj të bollshëm. Megjithatë, Enki ka rezerva kur bëhet fjalë të tregojë më shumë, të paktën nëse kjo nuk shpërblehet me një shumë të majme parash. “Do pranoja nëse shuma do ishte 70 mijë euro”, rrëfen Enki për “Bluetooth”, e cila shpjegon pa rezerva se gjithsesi ekspozimi topless ishte i tepërt. “Ndoshta nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk do ta kisha bërë, por gjithsesi nuk pendohem. Aq sa bëra, ishte shumë”, tregon ajo teksa thekson se kjo ishte e vetmja mënyrë që gjeti për të hyrë në botën e televizionit.
Enki, të kemi parë të japësh lajmet në një formë të pazakontë, duke ekspozuar dekoltenë. Po nudo do ta bëje?
Jo. Unë edhe aq sa bëra ishte shumë. Ndoshta nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk do ta kisha bërë, por gjithsesi nuk pendohem. Aq sa bëra, ishte shumë. Sidoqoftë, zhveshja nuk është konkurrencë.
Megjithatë, kohë më parë ke deklaruar se ishe e gatshme të pranoje ofertën e revistës për të rritur “Playboy”, ku gjithsesi kërkohen foto të zhveshura…
Do pranoja nëse shuma do ishte 70 mijë euro. Ndërsa oferta e “Playboy” ishte për një set fotografik, megjithatë edhe ai nuk ka qenë nudo, por me pantallona dhe me duart që mbulonin gjoksin.
Nëse bëhet fjalë për një televizion të huaj, në një shtet jashtë Shqipërisë, do bëje kompromis?
Në fakt më është bërë një ofertë e tillë, për një kontratë prej tremuajore, ku do të jepja lajmet jo tamam nudo. Megjithatë, nuk e kam pranuar.
Pse e refuzove?
Atë që bëra, e bëra në një formë, apo në një tjetër për t’u njohur, pasi e kisha shumë të vështirë për të hyrë në treg. E kisha provuar më përpara, por nuk arrita. Sërish nuk do ta bëja dot, vetëm nëse do të më duhej. Nëse do të më duhej diçka e tillë në jetë, do ta bëja. (Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Next Post
Basha nga Delvina: Paratë kanë shkuar te 2-3 klientë të Ramës, PD forcë e ndryshimit

Basha nga Delvina: Paratë kanë shkuar te 2-3 klientë të Ramës, PD forcë e ndryshimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In