• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantuesja shqiptare që “pushtoi” Sanremo/ Reagimi i mediave të huaja për Alketa Vejsiun

by Java News
07/02/2020 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protagonizmi i saj në skenën e madhe të “Ariston” në Sanremo, u kthye në kryefjalën e mediave të huaja, e kryesisht atyre italiane. Artikuj të dedikuar, kolazhe fotosh dhe qëndrime të shprehura publikisht në media, për Alketa Vejsiun që prezantoi natën e tretë “Sanremos”, bashkë me Amadeus dhe showgirl-in Georgina Rodriguez.

“Një triumf i karrierës sime profesionale”, e konsideroi që në krye të herës Alketa, pjesëmarrjen e saj në magjinë e festivalit më të madh të muzikës italiane siç është “Sanremo” prej dekadash, ndërkohë që zbriste shkallët e teatrit “Ariston”, shkallë të cilat në fakt i konsideroi si ngjitjen drejt kulmit dhe arritjeve profesionale.

E veshur me një fustan në nuancë rozë nga Dolce&Gabbana dhe një grim të kuruar dhe në tonalitete të lehta e të pastra, Alketa nuk e fshehu për asnjë moment vlerësimin dhe emocionin që gjendej në skenën që e kish ëndërruar qysh fëmijë.

Me të folurën e saj të shpejtë dhe elokuente, një cilësi që shqiptarët ja njohin, por që me sa duket i ka habitur pa fund italianët dhe gjithë kastin e artistëve dhe të ftuarve special që kishin mbushur sallën e “Ariston”, pjesëmarrja e Alketa Vejsiu jehoi në të gjitha mediat botërore, e veçanërisht ato italiane.

“Një uragan”, e ka etiketuar shtypi i huaj duke ju referuar të folurës së saj të shpejtë, aq sa u duk një moment sikur “eklipsoi” edhe vetë Amadues-in, i cili e shprehu habinë e tij me zë të lartë: “Unë nuk kam parë prezantuese tjetër të flasë kaq shpejtë”, duke ju drejtuar Alketës teksa bashkëprezantonin “Sanremon”!

“Vullkanike, energjike, uragan”, ishin titujt që domonin shtypin e huaj sot, çka dukshëm le të kuptohet se Alketa Vejsiu ka “rrëmbyer” gjithë vëmendjen e italianëve dhe mediave botërore me pjesëmarrjen e saj në natën e tretë “Sanremos”, ku krahas prezantimit, ajo ndau me të gjithë edhe një monolog të ndjerë e me mesazhe të forta nga historia e saj e jetës, tek Shqipëria, emigrimi, toka e premtuar dhe shembujt e suksesit 100% shqiptar siç është edhe këngëtari Ermal Meta.

Më pas, ajo interpretoi një nga këngët e preferuara “Una lacrima sul viso” së bashku me këngëtarin e njohur italian Bobby Solo, duke u duartrokitur gjatë nga të ftuarit dhe të pranishmit special në sallën e pallatit “Ariston”! / class.al

g.kosovari

Next Post
Shpërdoruan detyrën duke fshehur krime, pezullohen nga detyra 7 efektivë policie

Shpërdoruan detyrën duke fshehur krime, pezullohen nga detyra 7 efektivë policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In