• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet studimi për përhapjen e disinformacionit në media gjatë pandemisë

by A R
12/11/2021 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Covid-19: Adresimi i ndikimit të dezinformacioneve dhe teorive konspirative përmes edukimit mbi median dhe informacionin” është studimi më i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias, me autor Erlis Çelën, profesor i gazetarisë dhe komunikimit pranë Universitetit Bedër.

Studimi ka për qëllim të identifikojë dhe analizojë çështje të lidhura me edukimin për median dhe informacionin në kontekstin e përhapjes së lajmeve të rreme, dezinformimit dhe teorive të konspiracionit në mediat shqiptare gjatë pandemisë së COVID-19. Pjesa e parë e studimit përqendrohet te përshkrimi i mbulimit mediatik të pandemisë pas monitorimit të disa televizioneve dhe mediave online.

Po kështu studimi analizon situatën e edukimit për median dhe informacionin në Shqipëri dhe shqyrton qasje të ndryshme kundrejt dezinformimit. Botimi është pjesë e një projekti që Instituti Shqiptar i Medias ka ndërmarrë me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Përfundimet e studimit u diskutuan më 11 nëntor në një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, ekspertë të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Erlis Çela, autori i studimit, paraqiti një panoramë të kontekstit të dezinformimit në vend dhe përhapjen e teorive të konspiracionit mbi pandeminë, duke u përqendruar dhe te shpjegimi teorik dhe empirik rreth arsyeve dhe mënyrës se si përhapen teoritë e konspiracionit.

Irena Myzeqari, profesore e gazetarisë dhe komunikimit, solli përvojën e saj me edukimin për median dhe informacionin, por u përqendrua edhe te konteksti antropologjik, kulturor dhe historik për të shpjeguar mënyrën dhe shkallën e përhapjes së teorive të konspiracionit. Po kështu, ndryshimet teknologjike, roli i algoritmeve, dobësimi i filtrave të informacionit dhe sfidat etike në raportimin e pandemisë u diskutuan nga pjesëmarrësit.

Next Post
Dostojevski 200 vite pas lindjes: Zbërthyesi i shpirtit njerëzor

Dostojevski 200 vite pas lindjes: Zbërthyesi i shpirtit njerëzor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

August 7, 2026
“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

August 7, 2026
E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

August 7, 2026
Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

August 7, 2026
“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

August 7, 2026
Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

August 7, 2026
“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

August 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Diplomacia nuk po bën punë, tre fronte me alarm të kuq: Shpërthime në Hormuz, sulme të reja në Jemen dhe ndaj anijeve në Odessa

August 7, 2026
Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

August 7, 2026
Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com