• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet sistemi i ri informatik, për gjenerimin e pagave të administratës publike

by A R
25/04/2017 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha institucionet e administratës shtetërore tani e tutje do të duhet të përdorin një sistem unik dhe të standardizuar për të hartuar dhe menaxhuar pagat e punonjësve të tyre. Sistemi informatik është ndërtuar nga Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe do të jetë i detyrueshëm për t’u përdorur nga të gjitha institucionet shtetërore.

Ky sistem është prezantuar gjatë një takimi të zgjeruar që drejtuesit e DAP kanë zhvilluar me rreth 300 përfaqësues të sektorëve të financave nga institucionet e administratës. Të pranishëm në takim kanë qenë edhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Zv.ministri i Financave, Ervin Mete.

“Sot jemi duke vënë theksin në një bashkëpunim më shumë se 1-vjeçar me Ministrinë e Financave për të arritur në një mekanizëm modernizues të administratës, të cilin ju do ta keni në duart tuaja dhe do të filloni ta përdorni menjëherë”, është shprehur ministrja Harito gjatë fjalës së saj përshëndetëse në takim.

Duke folur për reformimin që është bërë në Administratën Publike gjatë këtyre 4 viteve, ministrja theksoi: “Prej shtatorit të vitit 2013, ku reforma e rekrutimin në shërbimin civil u bë e prekshme, ka një sistem absolutisht transparent, absolutisht të kontrolluar, i cili është vlerësuar qartësisht nga Progres Raporti i BE, por ajo çka për ne është edhe më e rëndësishme, është vlerësuar nga ata 50 mijë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe kanë parë me sytë e tyre që procesi është tërësisht transparent”.

Zv.ministri i financave, Ervin Mete në fjalën e tij ka nënvizuar synimin për ti lënë sa më pak hapësirë gabimit njerëzor duke ngritur dhe forcuar sistemet. “Po e sjellim realisht menaxhimin financiar dhe menaxhimin e financave publike, në një standard modern, evropian tashmë të riformatuar që na lejon të mirë menaxhojmë këto financa. Synimi është që ti lihet sa më pak hapësirë ndërhyrjes njerëzore dhe njëkohësisht gabimit njerëzor, duke kaluar në një mjedis me sa më pak letër dhe me sa më pak kontakt veçanërisht me ato administrata ku kontakti njerëzor mund të kthehet në problematikë”, u shpreh Mete.

Nga ana e saj Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu ka theksuar: “Është e rëndësishme që për të gjithë punonjësit e administratës të ketë një informacion të saktë lidhur me trajnimet dhe kualifikimet e tyre, performancën në punë, me vlerësimin e tyre periodik dhe me elementë të tjerë të pages, të cilët duhet dhe janë të detyrueshëm për t’u ndjekur dhe për t’u respektuar nga të gjithë financierët e institucioneve”

Deri tani listëpagesat e punonjësve të administratës publike hartoheshin sipas modeleve që vetë institucionet kishin përgatitur. Tanimë modeli është i përcaktuar dhe standardizuar për të gjithë dhe ndërkohë për herë të parë të gjitha listëpagesat do të jenë të vendosura në një sistem i cili do të mund të kontrollohet nga DAP dhe Ministria e Financave, duke rritur kështu edhe transparencën në kalkulimin e pagave.

Next Post
Fati i koalicionit vendoset sot, Rama dhe Meta ballafaqim në tryezë zyrtare

Rama-Meta përfundojnë takimin me Fleckenstein: Nuk kemi asnjë koment!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

September 21, 2026
Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

September 21, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

September 21, 2026
Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

September 21, 2026
Thaçi nuk është Mladić

Thaçi nuk është Mladić

September 21, 2026
Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

September 21, 2026
“Drejtësi për Egli Progën”, motra e tij fton qytetarët në marshim: Stop kriminelëve!

Pas dy vitesh hetime, çështja për vrasjen e Egli Progës dërgohet për gjykim

September 21, 2026
Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

September 21, 2026
VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

September 21, 2026
Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com