• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet projekti i rindërtimit të shkollës “Sami Frashëri”, Veliaj: Dyfishim të hapësirave dhe infrastrukturë moderne

by Ardit Rada
26/06/2020 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e re “Sami Frashëri” në kryeqytet do të jetë jo vetëm dy herë më e madhe, por edhe me infrastrukturë moderne e standarde të larta të sigurisë, me kushte optimale për nxënësit e mësuesit. Nga mjediset e Muzeut Kombëtar, ku u prezantua Projekti i Rindërtimit të Shkollës “Sami Frashëri”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se krahas pagesave cash dhe rindërtimit të banesave të dëmtuara prej tërmetit, do të ndërtohen edhe shkollat shumë herë më të mira.

“Ne kemi filluar në Tiranë, duke miratuar 3000 pagesat e para cash, ndaj fillojmë me kontratat. Sot dolën 200 shtëpitë e para individuale që do të rindërtohen”, tha Veliaj. Duke sjellë në vëmendje disa prej investimeve që këto 5 vite janë kryer në Tiranë, ai theksoi se fushata më e mirë është puna.

“Vendi ku jemi dikur ishte një parking i madh makinash, sheshi prapa nesh nuk ishte këtu, bulevardi Zogu i Parë mbaron për pak, është shtuar tashmë vlera 70% e një pjese të madhe të banesave – më shumë ato në katin e parë e të dytë, që do kenë efekt komercial – Bulevardi i ri nuk ekzistonte, Pazari i Ri që këtë javë mori çmim nga Arkitektura Botërore si një ndër 10 investimet e fundit më të bukura në botë, nuk ekzistonte; do të thotë që e paskemi në dorë vetë të ndryshojmë këtë realitet dhe unë gjithmonë kam besuar që fushata më e mirë është puna”, u shpreh ai.

Veliaj nënvizoi se pavarësisht sondazheve pozitive, fokusi është puna çdo ditë, me përulësi, sikurse ditën e parë. “Nëse arrijmë të tregojmë që edhe kur i kemi punët mirë, nëse punojmë çdo ditë me përulësinë e ditës së parë, njerëzit kanë sy e shohin, veshë e dëgjojnë, shpirt të ndiejnë; ajo që kam mësuar tek “Sami Frashëri” nuk është gjithmonë minoranca që bën zhurmë që ka të drejtë, por shumica e heshtur dhe çunat e gocat që kanë bërë gjëra”, nënvizoi kryebashkiaku.

Kreu i Bashkisë u shpreh se koha ka treguar se çdo shkollë që bëhet e re, është më e mirë se ajo pararendësja. “Gjëja e fundit që bëjmë, bëhet më e mirë se ajo pararendëse; kujtoj shkollën time “Kosova” apo “Servete Maçi”, që është midis njësisë 8 dhe 9, sallën e koncerteve ‘‘Avni Mula” aty, sallën e koncerteve ‘’Tonin Arapi’’ tek Liceu. Më vjen mirë që kryefjala ka qenë ‘’bashkë’’: kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të mrekullueshme; s’e kisha menduar kurrë që do të vinim në një ditë, ku bashkë me qeverinë e Edi Ramës do të prezantonim shkollën ndoshta më të bukur në të gjithë kontinentin tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se Tirana është një qytet i destinuar që të rritet dhe se kjo mazhorancë nuk ka rrëzuar kurrë një shkollë për të bërë një pallat. “Kur dëgjoj këta që thonë ndërtime, ndërtime – patjetër, do të ketë ndërtime për sa kohë Tirana rritet me 25 mijë vetë në vit; do të thotë 4-5 mijë apartamente në vit. Do të ketë ndërtime sepse ndryshe i bie që gjenerata e këtyre që janë të “Samiut” sot, për të marrë një shtëpi do të duhet të luajnë një episod si ‘’Hunger games’’. Por, një gjë nuk e kemi bërë kurrë: nuk kemi rrëzuar kurrë një shkollë për të bërë një pallat, përkundrazi nëse është rrëzuar, si rasti i ‘’Sami Frashëri’’, kemi për ta bërë më të mirë, më të madhe dhe më të qëndrueshme për të gjithë gjeneratat që vijnë”, theksoi Veliaj, ndërsa solli rastin e shkollës “Kosova” e cila u dogj dhe ku u tentua gjatë qeverisjes së mëparshme të bëhej pallat.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për punën e bërë pa u ndalur edhe gjatë pandemisë dhe shprehu besimin se “Sami Frashëri” do të një model që do u shërbejë brezave. “Jam e kënaqur për të gjithë profesorët e mësuesit që do të jeni tashmë në një shkollë të re. Shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i kësaj shkolle që do të ndryshojë mënyrën e dhënies mësim, sepse kemi komplet një infrastrukturë të re, me një mënyrë të re të mësuarit që shkolla e vjetër nuk arrinte dot. Shkolla dyfishohet në hapësirën e saj dhe ka një seri laboratoresh. Si çdo premtim i dhënë nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, ky është një tjetër premtim i bërë realitet për këtë njësisë. Do të rilindë më e fortë më e bukur dhe më e vlefshme për të gjithë komunitetin. Do të jetë një vepër arti që do i shërbejë brezave që vijnë. Uroj me zemër kryetarin e Bashkisë që edhe në momente të vështira, punët publike kanë vijuar parreshtur”, deklaroi Manastirliu.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky është premtim i mbajtur i qeverisë. Duke iu përgjigjur atyre që ai i quan cinikë, tha se përveç ndërtimit të shkollave ka nisur puna edhe për rindërtimin e 2400 shtëpive individuale. “Kryeministri i premtoi Tiranës, Durrës, Shijakut, Kamzës, Mirditës, Lezhës, Rrogozhinës dhe Kavajës që do ta rindërtojmë shtëpinë tuaj, shkollën tuaj, rrugën tuaj më mirë seç ishte më parë. Sot kjo është fakt. Sot me maturi dhe krenari i kthehemi premtimit dhe janë premtime të mbajtura për qytetarin. Më thoni a ka pasur një proces të dytë si ky, ku të jetë dëmtuar 50% e popullsisë dhe një qeveri në kurriz krizën e COVID-it të mos ketë lëvizur një milimetër nga premtimi i tij. Janë 110 shkolla, mund të jenë edhe më shumë që do të ndërtohen nga buxheti i shtetit. Kjo është një shkollë që do ndërtohet nga buxheti i shtetit me bashkinë e Tiranës. Sot ka fillua puna në infrastrukturë, ka filluar puna me shtëpitë individuale “, tha Ahmetaj.

Next Post
VIDEO/ Incident gjatë paradës ushtarake në Moskë, ushtari rebelohet para syve të Putinit dhe godet një prej…

VIDEO/ Incident gjatë paradës ushtarake në Moskë, ushtari rebelohet para syve të Putinit dhe godet një prej...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In