• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prezantohet programi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës

by Ben Andoni
27/10/2015 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, gjatë një aktiviteti të organizuar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, u prezantua Programi i Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe  Këshillit të Evropës për vitet 2015-2017. Në aktivitet merrnin pjesë Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Odeta Barbullushi dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Zyrës së Programeve të Këshillit të Evropës,  Verena Taylor.
Dokumenti i Bashkëpunimit është një instrument strategjik dhe sektorial që lejon qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëkohore bashkëpunimi dhe synon të mbështesë vendin tonë në përmbushjen e detyrimeve në përputhje me standardet evropiane në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

Fushat parësore të dokumentit përfshijnë përparësitë politike të vendit (përfshirë kriteret për anëtarësim në BE), standardet dhe rekomandimet e trupave monitoruese të KiE-së si dhe përvojën e mëparshme të zbatimit të programeve të bashkëpunimit mes KiE-së dhe Shqipërisë.
Gjatë aktivitetit, Barbullushi theksoi se: “Kuadri i bashkëpunimit që parashikon ky dokument reflektohet qartë në arritjet e Shqipërisë për përmbushjen e angazhimeve si një vend anëtar i Këshillit të Evropës dhe në procesin e integrimit evropian të vendit”.

Taylor, ndërsa shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin shumë të mirë me autoritetet shqiptare gjatë dokumentit të parë, u shpreh se dokumenti i ri mbështet reformat e vendit, përmbushjen e angazhimeve statutore të KiE-së dhe organeve monitoruese të saj si dhe angazhimet në kuadrin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Në mbyllje të fjalës së saj, ajo evidentoi se: “Shqipëria nuk është vetëm marrëse e ndihmës, por është edhe kontribuuese në arritjen e standardeve”, që u vlerësua si shumë e rëndësishme nga ana e saj.

Next Post

Sërish asteriksi dhe foosnote në marrëveshjen e Kosovës me MSA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com