• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet ‘Karta e Taksapaguesit’/ Do të jetë udhërrëfyesi i ri për bizneset e Tiranës!

by Os De
24/09/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë ka prezantuar “Kartën e Taksapaguesit”, një dokument ligjor informues, i cili synon të sjellë më shumë transparencë dhe lehtësi në komunikimin mes administratës tatimore vendore, qytetarëve dhe bizneseve. 

“Karta e Taksapaguesit” përmbledh të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve, llojet e taksave dhe tarifave vendore, si dhe afatet përkatëse të pagesave vendore. Ky instrument i ri është menduar si një udhërrëfyes praktik, duke synuar të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të jenë më të informuar dhe të ndërveprojnë më lehtë me administratën vendore. 

“Karta është një hap konkret drejt rritjes së transparencës dhe qartësisë në shërbim të qytetarëve. Me këtë nismë, synojmë të sjellim informacionin më pranë tyre, në një formë të thjeshtë dhe të aksesueshme” u shrehën përfaqësues së Taksave dhe Tarifave Vendore. Dokumenti është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të institucionit, dpttv.gov.al ndërsa qytetarët apo bizneset do të mund ta konsultojnë gjithashtu përmes skanimit të QR code-ve që po vendosen në formë stikerash dhe pllakatash në pika të ndryshme të Tiranës. Kjo mënyrë moderne shpërndarjeje synon të sjellë informacionin sa më afër komunitetit.

Në kuadër të prezantimit të kësaj karte, po zhvillohet edhe një cikël takimesh. Në takimin e pare, me tre shoqata të kontabilistëve dhe financierëve të miratuar, u diskutua mbi rëndësinë e këtij instrumenti dhe rolin që ka komuniteti i profesionistëve në forcimin e bashkëpunimit mes administratës tatimore dhe taksapaguesve.

Përfaqësues të shoqatave pjesëmarrëse përshëndetën këtë iniciativë, duke theksuar se “Karta e Taksapaguesit është një mjet i vlefshëm jo vetëm për qytetarët, por edhe për profesionistët. Ajo do të ndihmojë në orientimin e qartë të detyrimeve dhe të drejtave, duke lehtësuar punën e përditshme dhe komunikimin me institucionet.” 

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Bashkisë Tiranë për të ndërtuar një administratë moderne, të aksesueshme dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve. 

Next Post
Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis/ Ankaraja: Shkak publikimi i parakohshëm i agjendës

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis/ Ankaraja: Shkak publikimi i parakohshëm i agjendës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In