• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohet Fondi i Komuniteteve, Veliaj: 200 milionë lekë në dispozicion

by Java News
19/05/2017 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve të ndryshme mund të organizohen sëbashku nën udhëheqjen e administratorëve për të përfituar bashkë-financim për projekte infrastrukturore për të adresuar një problem të caktuar në komunitetin e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi Programin e “Fondit të Komuniteteve” që synon të nxisë bashkëpunimin efektiv në mesin e qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët.
“Bashkia do të vërë në këtë vit në dispozicion 200 milionë lek që do të përdoren si një fond. Fillimisht për ta pilotuar tek të gjitha ato pallate me administratorë, ku administratori propozon në emër të banorëve një ndërhyrje, që mund të jetë veshje, lyerje, mund të jetë eficencë energjetike, hapësire lulishte, një ramp nëse ka personale me aftësi të kufizuar ku ndërtuesi e ka bërë pa të, panele diellore, një gamë ndërhyrjesh”, theksoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë deklaroi se për të marrë mbështetje nga fondi i Komuniteteve, sëpari, qytetarët dueht të zgjedhin administratorin e pallatit të tyre.
“Duhet të kesh administratorë pallati. Kjo është një mënyrë që të inkurajojmë që  sa më shumë banorë të bëhen bashkëvendimmarrës të fatit të lagjes së tyre. Pra fillimisht duhet të kenë administratorë pallati. Kemi ecur mirë me 1147  pallate në këto 6 muaj që kemi nisur. Tashmë është formuar kryesia e asamblesë së banorëve, në shumicën e tyre kryesia e asamblesë së banorëve ka filluar tashmë procesin e zgjedhjes së administratorëve. Disa kanë zgjedhur administratorë, disa kompani. Për të gjithë ata që kanë zgjedhur tashmë administratorët, ata mund të vijnë para Bashkisë që të prezantojnë një projekt, ku gjysmën do e vërë bashkia dhe gjysmën pallati”, sqaroi ai.
Kryebashkiaku deklaroi se përmes kësaj skeme synohet jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës, por edhe ruajtja e tyre nga qytetarët.
“Siç bëhet në të gjithë vendet e botës që për diçka që përfitoj unë, edhe unë jam gati të kontribuoj. Aty ku njerëzit kontribuojnë, aty sigurohet edhe të ruhet investimi i kryer”, tha kreu i bashkisë.
Nëpërmjet këtij programi synohen të arrihen një sërë objektivash të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e ambienteve të përbashkëta por gjithashtu synojnë ndryshimin e mentalitetit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike. Ky program përbën një mundësi mjaft të mirë për ta kthyer qytetarin në pjesë thelbësorë të procesit vendimmarrës kundrejt nevojave personale dhe atyre të komunitetit. Gjithashtu programi kontribuon në ndërgjegjësimin e tij duke i dhënë më shumë përgjegjësi në menaxhimin e fondeve dhe në mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta./a.ç
Next Post
Më në fund/Suedia e tërheq akuzën për dhunim ndaj ideatorit të Wikileaks, Assange

Më në fund/Suedia e tërheq akuzën për dhunim ndaj ideatorit të Wikileaks, Assange

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In