• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prezantohet administrator i Zall-Herrit, Seferi: Do promovojmë produktet e zonës

by
22/08/2015 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezantohet administrator i Zall-Herrit, Seferi: Do promovojmë produktet e zonës

Promovimi i produkteve të zonës dhe organizimi i festave lokale janë prioritet i Bashkisë së Tiranës për ta shndërruar Zall-Herrin në një destinacion tërheqës, jo vetëm për qytetarët, por edhe për sipërmarrësit që duan të investojnë në bujqësi e blegtori. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ishte sot në Zall-Herr ku prezantoi administratorin e ri, Arben Maloku, si dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të produkteve bujqësore vendase, si një mënyrë për t’i dhënë më shumë vëmendje kësaj zone të re të Tiranës.  “Në kushtet e zhvillimit ku ndodhemi sot, bujqësia dhe blegtoria janë shumë të kërkuara, ndaj përmes promovimit më të mirë të zonës, Zall-Herri nuk duhet të konsiderohet më si një zonë e largët, por pjesë e Tiranës dhe një lagje e re e saj”, deklaroi Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se afrimi i kësaj njësie me qendrën e Tiranës do të ndodhë edhe përmes zhvillimit të infrastrukturës, duke sjellë kështu rritjen e interesit të investitorëve. “Produktet e zonës do të dalin në pah përmes festave lokale, të cilat do të kthehen në një traditë promovimi produktesh bujqësore.

Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se Zall-Herri është një nga furnizuesit më të rëndësishëm dhe të sigurt për produkte si ulliri, vaji, mjalti apo qumështi”, tha Seferi. Sipas tij, Bashkia e Tiranës është e përkushtuar për ta kthyer Zall-Herrin, por edhe zonat e tjera periferike të kryeqytetit, në vende ku promovohen produktet shqiptare. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, i cili kërkoi nga administratori i njësisë që të ndërmarrë të njëjtat aksione si në njësitë e tjera të Tiranës. “Gjithçka që shihni se po ndodh në Tiranë, me aksionin e pastrimit të qytetit, me rikthimin e hapësirave publike për qytetarët, me mbrojtjen ndaj ndotjes së mjedisit, duhet që edhe ju të ecni me të njëjtin ritëm”, deklaroi Dalipi.

Next Post

Polici nga Manastiri shndërrohet në hero (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In