• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prezantohen rezultatet e punës për grumbullimin e armatimeve pa leje, shkatërrohen 15,401 armë ilegale në Uzinën e Gramshit

by Java News
21/07/2021 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

15.401 armë të vogla dhe të lehta të konfiskuara ose të grumbulluara përmes fushatave të vazhdueshme të sensibilizimit janë demontuar në Uzinën Mekanike në Gramsh.

Ky proces pune u inspektua nga zëvendësministrja i Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, zëvendësministër i Brendshëm dhe kryetar i Komisionit Kombëtar të AVL (Armëve të Vogla dhe të Lehta) Besfort Lamallari, anëtarë të Komisionit Kombëtar të AVL nga institucione të ndryshme dhe agjenci të pavarura, përfaqësues nga ambasada.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici vlerësoi se shkatërrimi i armëve ilegale kontribuon në rritjen e sigurisë së vendit tonë: “Ne si Ministri e Mbrojtjes dhe Ministri e Brendshme, por edhe Komisioni Kombëtar për AVL-të përforcojmë mesazhin rreth rrezikut që armët e zjarrit të pakontrolluara paraqesin për sigurinë e individëve, sigurinë e shoqërisë dhe stabilitetin e rajonit” – u shpreh zëvendësministrja Bici.

Ajo nënvizoi më tej faktin se bashkëpunimi shumë i mirë mes institucioneve tona në përmirësimin e legjislacionit, do të vazhdojë në të ardhmen në të gjithë komponentët e strategjisë, si në luftimin e trafikut të paligjshëm nëpërmjet rritjes së sigurisë kufitare detare, në shkatërrimin e armëve të tepërta, në përmirësimin e kushteve të sigurisë të depove të armatimeve dhe në sensibilizimin e popullatës për rreziqet e këtyre armëve.

030

Ndërkaq, zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari theksoi se informimi për procedurat e ndjekura shërben si një fushatë ndërgjegjësimi dhe transparence.

“Ky është një proces, i cili garanton sigurinë nga risqet e magazinimit apo ruajtjes së tepricave të armatimit dhe municionit të dalë jashtë përdorimit apo atij të grumbulluar nga sekuestrimet dhe provat materiale, duke sjellë në vëmendje faktin se, armët e vogla dhe të lehta, municionet e tyre dhe eksplozivët, nëse nuk kontrollohen, mund të paraqesin kërcënim për sigurinë e brendshme dhe më gjerë” – u shpreh Lamallari.

040

Aktiviteti u mbyll me një demonstrim mbi shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta të sekuestruara.

Shqipëria është vendi i parë në rajon që shkatërroi i pari, armët e trashëguara nga sistemi i kaluar.

045

Next Post
Koronavirusi në Shqipëri: Asnjë humbje jete, regjistrohen 18 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

COVID 19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2516 testime, 23 raste të reja dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In