• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pretendimi absurd i Fredi Belerit në intervistën për mediat greke

by Java News
10/07/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Fredi Belerit mund të jetë vërtet padrejtësi, në kuptimin e mirëfilltë juridik të fjalës, por dhe ai vetë vijon të japë prova që s’është engjëll. E kundërta madje.

Së fundi, në një intervistë dhënë nga pas hekurave për Kathemerinin grek, ai pretendon se jo vetëm ka pakicë entike greke në Himarë, gjë të cilën s’e pranojnë si fakt as në Dropull e as në Finiq, kuptohet me gjysmë zëri, por se ka dhe persekutim apo tentativa goditjeje të minoritetit të pretenduar në Himarë.

“Mediat miqësore të regjimit yshtnin për raprezalje ndaj minoritetit grek”, thotë diku në intervistë njeriu që mban mbi shpatulla akuzën e rëndë të të qënit pjesë e komandos famëkeqe greke që shkaktoi masakrën e Peshkëpisë në prill të 1994-ës, me vrasjen e dy oficerëve e plagosjen e disa ushtarëve shqiptarë në repartin ushtarak të atyshëm në kufi me Greqinë, në zonën e Gjirokastrës. Për këtë akuzë, Beleri nuk ka shkuar kurrë para gjyqit.

Pos kësaj, kandidimin në Himarë ai nuk e ka patur me kauzë menaxheriale por nacionaliste, me tezën e helenizimit të Himarës. Si menaxher, ai nuk dihet ende se ç’aftësi të spitakura ka, pasi nuk dihet ende dhe se ç’profesion ka.

Nga ana tjetër, Beleri ende nuk ka dhënë ndonjë provë që është me “rrënjë e degë” grek etnik.

Nëse është kështu, le të publikojë një pemë gjeneaologjike të prejardhjes së tij greke, si dhe të tregojë me dokumenta se ku janë tokat e të parëve të tij në Himarë, meqë në intervistë ka cekur dhe pronat e pretenduara. Në akuzë ndaj qeverisë, ai thotë diku: “Bëhet fjalë për dëshmi rrëmbimi të pronave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek  dhe kalimi i tyre në duart e ‘investitorëve’”.(Tesheshi)
Next Post
Gjermania shqyrton mundesinë e masave ndaj Beogradit: S’na duhen tensione në Ballkan

Gjermania shqyrton mundesinë e masave ndaj Beogradit: S'na duhen tensione në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com