• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pretendimet tuaja janë të pavërteta!”- Kreu i Kadastrës i përgjigjet Vangjel Dules për Himarën: Pronat dhe e drejta nuk mbrohen me akuza, por me fakte

by A. Q
12/10/2026 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit Vangjel Dule në Parlament lidhur me procesin e trajtimit të banesave pa dokumentacion pronësie në Himarë.

Ajo i cilëson këto pretendime si të pavërteta dhe thekson se puna në terren synon t’u japë zgjidhje problemeve të pronësisë së qytetarëve, në përputhje me ligjin.

Goxhobelli sqaron përmes një video-mesazhi se pretendimet për pengim të qëllimshëm të regjistrimit të banesave në lagjen “Kala” të Himarës dhe për një skemë të pretenduar të grabitjes së pronave nuk pasqyrojnë, realitetin e procesit që po zhvillohet në terren.

“Kadastra nuk ka qëllim t’i marrë pronën askujt. Ka vetëm një detyrë: të ndihmojë qytetarët të zgjidhin problemet e tyre të pronësisë, në përputhje me ligjin”, shprehet drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, duke ftuar deputetin Dule të paraqesë faktet dhe të ballafaqojë pretendimet me institucionin.

Sipas Goxhobellit, përmes qasjes së re “Kadastra derë më derë”, specialistët po shkojnë pranë banorëve për të trajtuar problematikat e dokumentacionit të pronësisë, si për banesat e ndërtuara pa leje pas vitit 1991, ashtu edhe për banesat më të hershme, përfshirë ato që mund të jenë dëmtuar nga koha.

Ajo thekson se procesi mbështetet në deklarimet e qytetarëve, verifikimet në terren dhe procedurat e përcaktuara me ligj. Çdo deklarim i rremë sjell përgjegjësi ligjore, ndërsa trajtimi i rasteve bëhet pa përjashtime, privilegje apo dallime mbi baza politike.

Një tjetër element që thekson drejtoresha e ASHK-së është transparenca e procesit. Pas përfundimit të punës në secilin fshat, të dhënat publikohen në platformën online të Kadastrës, ku qytetarët mund të kontrollojnë statusin e dosjes së tyre, nëse ajo është në afishim publik, nëse mungon dokumentacioni i nevojshëm apo nëse ekipi nuk ka mundur të hyjë në banesë.

Banorët mund të përfshihen në proces gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të ekipeve të Kadastrës në bashki, duke kontaktuar specialistët e ASHK-së ose duke telefonuar pa pagesë në numrin e gjelbër 0800 8811.

Në reagimin e saj, Goxhobelli thekson se mbrojtja e të drejtave të pronësisë kërkon fakte, transparencë dhe zbatim të ligjit, ndërsa përhapja e pretendimeve të pavërtetuara mund të dëmtojë besimin e publikut dhe të cenojë të drejtën e qytetarëve për t’u informuar saktë.

“Të drejtat e pronësisë nuk mbrohen me akuza dhe insinuata, por me fakte, transparencë dhe zbatim të ligjit. Përhapja e të pavërtetave është dëmtim i besimit publik dhe i së drejtës së qytetarëve për t’u informuar drejt, aq më tepër kur kjo vjen nga njerëz të politikës, të ligjit apo të institucioneve shtetërore. Në këtë rast përgjegjësia është edhe më e madhe sepse fjala e tyre mbart peshë dhe pasoja. Disinformimi nga ata që gëzojnë besimin publik dhe kanë një lloj autoriteti nuk cenon vetëm faktet, por edhe vetë besimin te institucionet”, shprehet Goxhobelli.

Next Post
Tronditet Franca, të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle! Plagosen drejtori dhe një mësues, arrestohet nxënësi 14-vjeçar

Tronditet Franca, të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle! Plagosen drejtori dhe një mësues, arrestohet nxënësi 14-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com