• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

by El Be
10/02/2026 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja e Gjykatës Speciale kërkoi sot nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Duke komentuar këtë pretencë analisti Baton Haxhiu u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se “Specialija” po e rrënon Kosovën, moralisht, historikisht dhe në mënyrën njerëzore. Ndërsa analisti Mentor Nazarko kujtoi se faktori shqiptar në vitin 2011 refuzoi të bashkohej dhe të padiste akuzat për krime lufte që ishin bërë në atë kohë kundër UÇK-së.

Pjesë nga biseda

Baton Haxhiu: Unë jam tmerruar se çfarë rrëfimi kam dëgjuar sot nga prokurorët, domethënë njerëzit të cilët janë kriminelë dhe vrasës që nuk kanë luftuar për liri, por kanë luftuar për kontroll. Kurrë nuk do ta kishin këtë rrëfim fakti që ata janë te një bote tjetër dhe nuk e çajnë fare kokën se çfarë mendon opinioni publik në Kosovë për luftën edhe për gjëra të tjera. Unë nuk kisha besu kurrë që do të ndodhte, edhe pse gjykimi është politik, ka fillim politik, ka arrestim politik, edhe do të ketë përfundim politik.
Kam pas përplasje, edhe kam thënë nëse ne e bëjmë gjykatën speciale si të tillë, kjo gjykatë po na rrënon moralisht, historikisht, po na rrënon në mënyrë njerëzore.

Mentor Nazarko: Drejtësia e jashtëzakonshme është e ndaluar si rregull, bëhet vetëm në rrethana të veçanta në këtë kuptim.
Dhe së paku në njëfarë mënyre, GJKKO-ja te ne, janë drejtësi speciale, janë drejtësi e posaçme. Është e veçantë që është me afat sepse është drejtësi speciale që shkel parimet e përgjithshme të së drejtës. Për shembull, parimi i mbajtjes në paraburgim pesë vjetësh janë mbajtur këta të UÇK-së. Ky është një mostrum që e ka prodhuar vetë Kosova.
Behgjet Pacolli me të cilën unë nuk punoj më, por kam punuar, ka bërë diçka kundër kësaj. I kërkoi Sali Berishës që të votonte kundër themelimit të kësaj gjykate, që të bënte një tryezë të rrumbullake të faktorit shqiptar, pra, Berisha në krye në tryezë rrumbullake, ku kush ishin gjithë udhëheqësit të opozitës të Shqipërisë, Edi Rama, Ali Ahmeti, Thaçi, e gjithë të tjerë, ta kundërshtonin si komb gjykatën. Gjykata akuzonte UÇK-në që ka bërë krime, që ka shpërndarë drogë, që ka financuar luftën me drogë, që ka bërë trafik organesh. Dhe NATO e ka mbështetur këtë udhëheqësi kriminale. Berisha tha do ta votojmë, ne s’kemi gjë çfarë të fshehim.
Pacolli i kërkoi Thaçit ta padisim Dick Martin si shpifës se ka përdorur një argument të spitalit ushtarak të Beogradit, i cili thoshte nuk mund të bëhet trafik veshkash në kushtet e Shqipërisë nga ajo shpi e verdhë.
Kosova ka faj edhe për një arsye tjetër se vetë nga 1999 e këtej nuk i hetoi seriozisht krimet e luftës.

Next Post
I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In