• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presioni mbi Thaçin vinte dhe nga…”/ Xhufi: Si Berisha e quajti tradhti kombëtare, nënshkrimin e rezolutës së Rambujesë!

by Java News
11/04/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv u shpreh se përpos presionit nga UÇK-ja për mosfirmosjen e rezolutës që erdhi nga Konferenca e Rambujesë, edhe Tirana ka bërë një presion të madh, kryesisht zyrtarë të PD-së. Xhufi tregon se si kryetari i PD-së në atë kohë, Sali Berisha tha se ishte tradhti kombëtare nënshkrimi i Rambujesë.

“Në Rambuje ka dhe diçka interesante, presioni vinte dhe nga UCK-së, por edhe nga Tirana, nga zyrtarët e PD-së. Ata thoshin ta firmosin rezolutën se ne kemi ndezur motorët. E dinin që ata nuk do ta në shkruanin dhe kjo punë do shkonte me luftë. Në darkë kur shkonim në hotel, shikonim në një televizion francez, edhe kryetarin e PD-së që thoshte është tradhti kombëtare, kush e nënshkruan Rambujenë. Kjo e stepi pak delegacionin e UÇK-së.

Megjithatë këmbëngulja e tyre për të futur ne marrëveshjen e Rambujesë dhe këtë çështjen e pavarësisë së Kosovës, krijoi një ngërç por e pati një të mirë. Sepse në fund të fundit Madeleine Albright mori një angazhim në emër të SHBA-së. Futi në rezolutën 12/44 qe në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës do vendoset mbas tre vjetësh statusi i Kosovës. Që aty u hodh ideja dhe delegacioni i Kosovës e firmosi më pas.”, u shpreh historiani.

Pse UÇK refuzoi të firmosë Rezolutën e Rambujesë!

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTV bëri një analizë të mirëfilltë të konferencës së Rambujesë, që parapriu çlirimin e Kosovës dy dekada më parë. Xhufi tregon se si u krijua e famshmja 12/44 dhe përse komandantët e UÇK-së nuk donin që të firmosej rezoluta e Rambujesë.

“Në 1998-ën Milošević bëri masakrën e Skënderajt me familjen Jashari. Me këtë ndryshon historia e Kosovës. Sepse pas disa ditësh, në 10 mars të vitit 1998 u mblodh në Londër grupi i kontaktit që ishin 6 fuqi botërore, përfshirë dhe Rusia, ku për herë të parë u paralajmërua Serbia me goditje në rast se nuk tërhiqte forcat e policisë dhe nuk hiqte dorë nga represioni i dhunshëm i popullit të Kosovës. Në muajt e verës serbët futën dhe ushtrinë, përveç milicisë, nisen bombardimin e fshatrave dhe këtu nisi eksodi i madh i shqiptarëve të Kosovës. Pastaj hynë në Kosovë për të ndjekur luftën grupi i monitorimit të OSBE-së, ambasadorët e SHBA-së në vendet fqinje.

Në janar të 1999-ës ndodhi masakra e Rejcakut dhe kështu u mblodh Rambuje, si shans i fundit për t’i dhënë zgjidhje problemit pa luftë. Rambuje ishte një akt i cili parapriu çlirimin e Kosovës sepse aleatët e mëdhenj ishin plotësisht të qartë që Slobodan Milošević nuk do të tërhiqej. Kishin goxha eksperiencë me Milošević, e njihnin mirë. Ishte e qartë që Rambuje nuk do te firmosej nga pala serbe dhe shtrohet problemi që të nënshkruhej nga pala shqiptare. Dihen të gjitha peripecitë, presionet që bëheshin mbi delegacionin kosovar në Rambuje, por edhe nga terreni në Kosovë, por edhe disa komandantë të UÇK-së. Ata nuk donin të firmosej Rambuje sepse donin të shpallej Kosova e pavarur që në atë moment. Të tërhiqeshin forcat e Serbisë, ushtrisë, policisë, milicisë. Në Kosovë nuk do të kishte më ushtri serbe, do të futej NATO dhe do të niste një proces demokratik i vetëqeverisjes së Kosovës. Lëshimi i vetëm që u bë në Rambuje ishte pikërisht për ta kaluar në Këshillin e Sigurimit, të bëhej një rezolutë, siç u bë ajo në 10 qershor 1999-ës, e famshmja 12/44 e cila në nenin e parë e shpallte Kosovën si pjesë të Jugosllavisë dhe jo e Serbisë.

Jugosllavia mbas dy vjetësh u shthur sepse iku e Mali i Zi dhe nuk ekzistonte më si shtet. Por në rezolutë u përcaktua qartë që do fillonte procesit demokratik, zgjedhjet e lira, do zgjidhte qeverinë e vet Kosova dhe mbas një periudhe 3-vjeçare, do mblidhej një konferencë ndërkombëtare me faktorët relevantë, e cila do te vendoste mbi bazën e kontributit që palët e përfshira në proces, do jepnin procese demokratike në Kosovë dhe në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës, ku do të vendosej statusi përfundimtar mbas tre vjetësh. Ishte një konferencë ndërkombëtare, jo OKB-ja. Ndërsa faktorë relevantë ishin Kina dhe Rusia, ishte Bashkimi Evropian, ishte SHBA-ja, Japonia. Në këtë konferencë vendoset me shumicë, nuk ka veto. Kjo qe një klauzolë që nuk u shfrytëzua nga diplomacia e Kosovës dhe nga diplomacia e Tiranës.

Aty u tha që tre vjet është afati nga kalimi i kësaj rezolute në Këshill Sigurimi, mbas tre vjetësh vendoset statusi kombëtar i Kosovës, mbi bazën e kontributit që jepet. Çfarë kontributi dha Serbia për proceset demokratike? Në vend që t’i çonte serbët të votonin, u thoshte mos votoni aty, votoni në Beograd. Nuk kishte dorëzuar krimet e luftës akoma. Serbia nuk ekzistonte si faktor fare. Ruset dhe kinezët e nënshkruan atë rezolutë që kishte dhe këtë nen të veçantë dhe çdo gjë ishte në rregull. Mirëpo sot jemi akoma të lidhur me rezolutën 12/44, mbas çerek shekulli, me një rezolutë që nga viti 2002 që duhet të kishte dale jashtë përdorimit.”, u shpreh zoti Xhufi./m.j

 

Next Post
“Unë jam model …”/ Këlliçi i përgjigjet Ramës: Cirkut tënd i ka ikur koha

"Unë jam model ..."/ Këlliçi i përgjigjet Ramës: Cirkut tënd i ka ikur koha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

January 24, 2026
Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

January 24, 2026
“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In