• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presioni i Lulit dhe i Monikës ndaj KQZ, për të shpëtuar kryebashkiakun e Ballshit”

by Java News
03/11/2017 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të KQZ për të mos i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj. Bashkimi i votave të PD dhe LSI shpëtoi Kapllanajn. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, për Lulzim Bashën ligji dhe drejtësia nuk mund të veprojnë kur bëhet fjalë per vetë Lulzimin apo për një ushtar të “ushtrisë së vdekur” të PD-së.

“Siç paralajmërova dje në Parlament dhe sot, Lulzim Basha në bashkëpunim me Monika Kryemadhin ushtruan ndikim të paligjshëm ndaj anëtarëve të KQZ, e për pasojë 4 anëtarë të KQZ thyen hapur ligjin. Është shumë e qartë se kryebashkiaku i Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj, i cili në vitin 2015 fitoi ndaj kandidatit të propozuar nga LSI, përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma c) të ligjit 138/2015 “për dekriminalizimin”… pasi … me vendim të datës 07.04.2003, cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, deklaroi Balla.

Sipas tij, përmes ndërhyrjes së paligjshme të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, KQZ vendosi sot që Mallkastra të vazhdojë të ketë kryebashkiak një të dënuar me dy vite burg për “vjedhje”, vetëm pse Agron Kapllanaj është përfaqësues i Partisë Demokratike. Vendimi i sotëm i KQZ, sipas Ballës, jo vetëm që është i paligjshëm në përmbajtjen dhe arsyetimin e servirur nga Lulzimi dhe Monika, por ai është i paligjshëm per shkak të shkeljes së afatit të shqyrtimit.

“Kryetari i KQZ Klement Zguri me dashje dhe nën presionin e Lulzim Bashës vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015 “për dekriminalizimin”. Në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE” , të njohur si ligji “për dekriminalizimin”, neni 15, pika 4: “Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, cështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutes, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat sipas këtij ligji”, jemi në kushtet për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Lulzim Basha hoqi sot maskën qe përdori gjatë ditëve të fundit, duke treguar qartë fytyrën e tij të vërtetë. Lulzim Basha vetëm një punë di të bëjë mire, të gënjejë, deklaroi Balla.

ma.me/javanews

Next Post
Përgjaken rrugët, 3 viktima në pak orë, apeli i policisë për drejtuesit e mjeteve

Çiftit i vdiq djali në aksident, prokurori i denoncoi për kërcënim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In