• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presim 1 miliard euro nga BE”, bllokada politike e Greqisë s’është kthyer ende në pengesë ekonomike

by A R
15/12/2023 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetoja greke pengoi politikisht Shqipërinë të marrë një lajm të mirë për negociatat e anëtarësimit, por të paktën BE-ja ka menduar për ekonominë t’i japë një tjetër dorë ekonomisë sonë dhe rajonit në tërësi. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete konfirmoi se Shqipëria po bisedon me Bashkimin Europian për të përfituar rreth 1 miliard euro nga i ashtuquajturi “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor.”

“Po diskutohet me BE-në Plani i Rritjes, të cilin do ta kemi mundësi ta prekim edhe sot në ndërlidhjen e vet me Programin e Reformave Ekonomike që do të diskutojmë. Sigurisht që diskutimi me këtë Këshill, por edhe më gjerë me komunitetin e biznesit, është i rëndësishëm për të pasur një qëndrueshmëri të këtij momenti pozitiv”, u shpreh ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Në një kohë që sipërmarrjet eksportuese po përballen me humbje si pasojë e zhvlerësimit të euros, ministri Mete kërkoi përshpejtim të procedurave për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të bizneseve.

“Dua të ndaj me ju që i kam kërkuar Administratës Tatimore që të gjitha rimbursimet që ka në proces të përmbyllen deri në fund të vitit, në mënyrë që të mos ketë asnjë rimbursim të mbartuar për vitin tjetër sepse edhe ky është një tregues i përmbushjes në kohë të detyrimeve në ndërveprimin me biznesin. Madje, i kemi kërkuar të përshpejtojë për sektorë të caktuar, siç janë eksportuesit apo sektorë të tjerë, procedurat e administrimit të mos ketë asnjë vonesë dhe vitin tjetër”, tha Mete.

Nga mbledhja e Këshillit të Investimeve, Mete njoftoi se Shqipëria është në prag të përmbylljes së diskutimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të hartuar një Strategji Afatmesme të Menaxhimit të të Ardhurave.

A2News /a.r

Next Post
Shqipëri-Turqi, 100 vjet marrëdhënie diplomatike,  MEPJ: Si dy aleatë të NATO-s, kontribuues për ruajtjen e paqes në rajon!

Shqipëri-Turqi, 100 vjet marrëdhënie diplomatike, MEPJ: Si dy aleatë të NATO-s, kontribuues për ruajtjen e paqes në rajon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In