• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentja e Senatit, Brokers-Knol: Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës për hapjen e negociatave

by Aalison Pearse Stevens
22/05/2019 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Senatit të Holandës Ankie Brokers-Knol, u shpreh se dy vendet i lidh një miqësi e fortë dhe e bashkëpunimit për paqen dhe progresin, gjatë një takimi me delegacionin shqiptar në Holandë të kryesuar nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi,

Ajo deklaroi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës për hapjen e negociatave. Ankie Brokers-Knol tha se është e impresionuar nga arritjet e Shqipërisë në reformën në drejtësi dhe në vetting.

“Aktualisht marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira dhe më një perspektivë akoma më të mirë. Jam e impresionuar nga vullneti dhe arritjet e Shqipërisë në reformat, sidomos reformës në drejtësi dhe vettingut, për të cilën kontribuojnë edhe ekspertët holandezë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë vende europiane dhe unë jam e bindur për perspektivën europiane të Shqipërisë. Nisja sa më shpejt e negociatave nuk është vetëm në interesin e Shqipërisë, por edhe të BE-së. Për këtë keni mbështetjen tonë”, tha Znj. Brokers-Knol.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi , në fjalën e tij, u shpreh se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, në Senatin e Holandës së Rembrandit, Van Gogut, Krujfit, Van Bastenit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, për të shpjeguar arritjet tona në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian, në qershor 2018, si kushte për hapjen e negociatave në qershor 2019. Jemi këtu, tha Ruçi, për të thënë që detyrat e shtëpisë i kemi realizuar plotësisht.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se perspektiva europiane e Shqipërisë të mos dëmtohet nga interesat e fuqive joeruopiane, të cilat kërkojnë të devijojnë perspektivën europiane të rajonit.

Të dy delegacionet shkëmbyen mendime mbi situatën politike në Shqipëri, arritjet konkrete në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian, zhvillimet dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë, si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë./ i.h

Next Post
Nard Ndoka: Në Kuvend ka deputetë homoseksualë, e vërteta e pasurisë time

Nard Ndoka e ka seriozisht: Duam Kastriot Islamin për Kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In