• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidentja e KE/ Kush është “supermamaja” me këmishë të bardhë, që vë në rresht gjeneralët

by Java News
04/07/2019 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga pikëpamja politike mund të konsiderohet një “bijë arti”: babai i saj, Ernst Albrecht, ka qenë ministër dhe president i Saksonisë së Poshtme, si dhe një politikan shumë i njohur në Gjermani në fundin e viteve 1900.

E diplomuar në Mjekësi, von Der Leyen e ka nisur karrierën politike vetëm 18 vjet më parë, kur mori fillimisht një mandat lokal pranë rajonit të Hanoverit dhe më pas u zgjodh deputete në Landtagun e Saksonisë së Poshtme, në shkurt 2003. Kalimi në ekzekutiv ndodhi pak kohë më pas: në 4 mars 2003 u zgjodh Ministre e Çështjeve Sociale, e Grave, e Familjes, dhe e Shëndetësisë e Saksonisë së Poshtme. Në nëntor 2005 ndodhi kalimi në qeverinë qendrore, e thirrur nga Merkel për të mbuluar detyrën e Ministres së Familjes.

Gjatë mandatit të saj ka promovuar politika sociale për mbrojtjen e familjes, duke nisur nga çerdhet si dhe të drejtat e nënave që punojnë. Eshtë shfaqur gjithmonë si një mbështetëse e kuotave të grave. E lindur në 1958, e martuar me mjekun dhe sipërmarrësin Heiko von der Leyen, gruaja që sot do të udhëheqë Komisionin Evropian është nënë e shtatë fëmijëve, të lindur mes viteve 1987 dhe 1999.

Në vitin 2009 Ursula von Der Leyen u konfirmua fillimisht si ministre e Familjes, më pas Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale pas dorëheqjes së Franz Josef Jung. Në dhjetor 2013 erdhi etapa e fundit e karrierës së saj politike: emërohet ministre e Mbrojtjes, duke u bërë e para grua në Gjermani që mbulon këtë rol. Në maj 2016 u bë protagoniste e një ndryshimi rrënjësor të strategjisë në menaxhimin e forcave të armatosura gjermane: ka shpallur rekrutimin e mijëra ushtarëve të rinj në ushtrinë gjermane, duke forcuar sidomos praninë në kufi me Rusinë, për të dhënë siguri vendeve të Evropës lindore, anëtarë të NATO-s, që ndiheshin në rrezik pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe konfliktit në Ukrainën Lindore.

Në vitin 2017 akuzoi gjeneralët për “dobësi në drejtim” të ushtrisë duke u gjendur kështu në qendër të një përplasjeje me drejtuesit ushtarakëë dhe skandalit që pasoi, kur në disa kazerma u gjetën materiale që i përkisnin Vermahtit, forcave të armatosura naziste. Kritikave ministrja iu përgjigj me shpalljen e një reforme të madhe që do të garantonte më shumë investime për mbrojtjen./ Il Giornale – Bota.al

g.kosovari

Next Post
Tmerrohen të pranishmit, i vdekuri zgjohet gjatë ceremonisë mortore

Tmerrohen të pranishmit, i vdekuri zgjohet gjatë ceremonisë mortore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In