• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presidentja e KE, avokate e palëkundur e integrimit të rajonit”/ Rama: Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit. BE e lodhshme, por duhet…

by Java News
28/09/2021 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në konferencën e përbashkët që po mbahet në shkollën e rindërtuar në Qerek të Krujës, me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, se ndihma e dhënë nga BE, në kohën që Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, ishte e madhe.

Ai tregoi ndër të tjera, se kjo tregon interesin që ka Bashkimi Evropian ndaj Shqipërisë, ndërsa shtoi, se shkolla e rindërtuar është një nga 16 shkollat që do të ndërtohen falë fondit të lëshuar nga BE.

“Sot mikpresim me një kënaqësi shumë të posaçme, Presidenten e KE, Ursula von der Leyen në një moment të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë në BE, por edhe për sfidat e përbashkëta të njerëzimit dhe të vetë bashkësive brenda Europës, siç është lufta me pandeminë, beteja me ndryshimet klimaterike që kanë sjellë të reja të padëshiruara për ne në mjedisin ku jetojmë, çka e kemi parë me zjarret kërcënuese që janë shtuar në mënyrë të ndjeshme në të gjithë botën, posaçërisht edhe në këtë pjesë të Evropës. E ndërkohë, për faktin e lajmit të mirë brenda kësaj periudhe vështirësisë së posaçme që është lajmi i rindërtimit, transformimit rrënjësor të kushteve, të gjithë atyre familjeve që u goditën egërsisht nga tërmeti. Besoj që sot e shohin me sytë e tyre se rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e tyre dhe jetën e fëmijëve të tyre, në një proces që vazhdon e ku hap pas hapi po mbyllen të gjitha plagët e asaj tragjedie të paharrueshme. Në këtë pikë dua të nënvizoj faktin që kjo nuk është vizita protokollare e një prej autoriteteve më të larta të Evropës, por është dhe vizita e një gruaje që është angazhuar personalisht me të gjithë zemër dhe energjitë e saj për ta vënë të gjithë kapacitetin e detyrës që mbulon në mbështetje të atyre familjeve, të atyre fëmijëve, të atyre që dolën shumë të goditur nga tërmeti.

Për këtë arsye, presidentes i takon një falenderim shumë i posaçëm jo thjesht protokollar, por një falenderim vëllazëror dhe i sinqertë për gjithçka ka bërë qysh nga marrja e lajmit për rënien e tërmetit. Është vendosur në lëvizje dhe nuk ka reshtur kur është kurorëzuar përpjekja personale, së bashku me të tjerë udhëheqës në Evropë, për t’ia dalë me sukses të një konference donatorësh që është historike për nga shpejtësia dhe volumi i angazhimeve të mbledhura aty. Kjo nuk ka ndalur, por ka vazhduar me angazhimin e presidentes. Ja ku jemi sot këtu. Kjo është një prej 16 shkollave të ndërtuara me fondet e konferencës dhe posaçërisht nga fondi i dhurimit të KE, kjo është faktikisht një e katërta e shkollave që do të ndërtohen dhe janë në proces ndërtimi. Kështu që, këtu jemi në një vend që është një dëshmi e gjallë e solidaritetit, e frymës së bashkëpunimit, miqësisë dhe vërtetësisë së kësaj marrëdhënieje me BE.  Kemi folur edhe për integrimin, kemi folur për situatën absurde që ndodhe Shqipëria në këtë moment si rezultat i vetos së bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriu, si një pengmarrje , ku vendet i kanë kryer të gjitha detyrat. Von der Lyen është një avokat e palëkundur e procesit dhe është një ndër ata që janë të bindur për natyrën strategjike të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
“Tani BE të veprojë”/ Ursula von der Leyen: Shqipëria i ka kryer detyrat!

"Tani BE të veprojë"/ Ursula von der Leyen: Shqipëria i ka kryer detyrat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In