• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidentja braziliane Rusefi drejt gjyqit, pritet shkarkimi

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma e Ulët e Kongresit të Brazilit miratoi nisjen e procedurave për paditjen e Presidentes së vendit, Dilma Rusef me akuzën se ajo manipuloi llogaritë e qeverisë. Kampi pro paditjes së Rusefit fitoi lehtësisht dy të tretat e votave në sallë pas një debati të gjatë. Tashmë, ky mocion do të dërgohet në Dhomën e Lartë të Kongresit, në Senat, i cili pritet që të pezullojë nga detyra presidenten Rusef ndërsa zhvillohet gjyqi.

Vetë Rusefi i ka mohuar akuzat dhe thotë se kundërshtarët e saj po organizojnë një grusht shteti. Partia e Punëtorëve, nga e cila Rusefi ka dalë, bëri me dije pas votës se tani beteja do të vazhdojë në Senat, i cili pritet që të konsiderojë këtë çështje në muajin maj. Kundërshtarët e Rusefit siguruan 367 vota në Dhomën e Ulët, duke kaluar limit prej 342 që duheshin. Votimi nisi pas deklaratave të forta të deputetëve dhe liderëve partiakë në një seancë të transmetuar drejtpërdrejtë në televizione dhe gjithashtu në ekrane të mëdhenj në qendrat e qyteteve.

Qindra e mijëra protestues ndoqën seancën në këto ekrane gjigande, me mbështetësit e Rusefit të veshur me të kuqe, ndërsa kundërshtarët e saj me të verdha dhe të gjelbra, ngjyrat e flamurit brazilian. Rreth 25 000 protestues nga të dyja palët ishin jashtë Kongresit, ndërsa aty zhvillohej seanca e ndarë nga një mur hekuri dy metra i lartë dhe 1 kilometër i gjatë. Tashmë, nëse Senati voton pro paditjes së Rusefit, ajo do të përballet me gjyqin në Dhomën e Lartë të Kongresit dhe do të shkarkohet nga detyra nëse shpallet fajtore.

Gjatë gjithë këtij procesi, Presidentja Rusef ka vetëm dy mundësi për apel. Analistët thonë se fati i saj duket i vendosur, pasi sondazhet tregojnë se ajo ka humbur shumë mbështetje popullore për shkak të krizës së rëndë ekonomike me të cilën po përballet vendi. Rusef akuzohet se manipuloi llogaritë e qeverisë për të mbuluar deficitin në rritje dhe për ta paraqitur performancën e qeverisë më mirë se sa ishte, para fushatës për zgjedhjen e saj në krye të vendit.

TCH

Next Post

Ish-luftëtarët e UÇK-së, të hënën protestojnë për pensionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

February 16, 2026
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

February 16, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb “alarmon” Vuçiçin: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Washington për Bordin e Paqes, analisti: Goditje për opozitën, prej kohësh kanë thënë që nuk shkon dot

February 16, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti: Vendimet rrezikojnë të përmbysin historinë! Viktimat shpallen terroristë, agresorët viktima!

February 16, 2026
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

February 16, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

February 16, 2026
Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In