• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentit i duhen ushtarë!

by Dritan Hila
08/10/2020 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Një nga kërcënimet që bëri Ilir Meta ndaj ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, ishte se do t’i shpallte luftë Edi Ramës nga çdo shesh i Shqipërisë.

Mitingu i marsit që shkoi, mesa duket i ka dhënë zemër, dhe beson se me një zinxhir mitingjesh të tillë, mund të destabilizojë vendin dhe detyrojë Ramën që të plotësojë kushtet e tij.

Por ka një problem. I duhen ushtarë që të mbushë sheshet. Pasi për të qenë të saktë, mitingu i marsit ishte një kontribut i përbashkët i LSI me PD. Gjithashtu edhe në mitingjet e vitit të protestave, ata që mbushnin radhët, nuk ishin skuadra e gatshme që shoqëron Monikën. Por militantët e PD-së. Madje prania e grupit kaçator të LSI-së, më shumë largonte militantë të PD që uthulloheshin nga kjo prezencë, sesa shtonin radhë. Shumë prej tyre nuk janë të sigurt se në një situatë bllokimi numrash parlamentarë në legjislaturën e ardhshme, LSI nuk rrëshqet në krahun e socialistëve. Kuptohet, për të mirën e atdheut.

Të njëjtën gjë që premton Meta, tentoi Basha ta bënte vitin që shkoi, por e la pasi protestat nëpër rrethe ishin anemike.

Tani, kur një parti e madhe si PD, me prapavijë ideologjike, traditë dhe mbi të gjitha para dhe pushtet lokal në dispozicion, nuk ia doli të shkërmoqte periferinë, mund t’ia dalë LSI? Duhet të kesh kaluar verën në kampet e Jalës që ta mendosh këtë.

Presidenti mund të ketë dëshirë që ta terrorizojë Ramën, por e ka të vështirë. I mungojnë ushtarët. Dhe mbi të gjitha, PD nuk duket aspak e gatshme t’ia japë hua.

Ndaj në vend që të merret me mitingje fantomatike, do ishte mirë të përgatitet për fushatën dhe ringrinte strukturat në terren. Pasi ky ka për të qenë një dimër i vështirë për familjen Meta./dritare.net

Next Post
Basha e la jashtë listave, Maliqi thirrje Metës: Të ngrihemi kundër këtij regjimi, në prill do ikin në kosh plehrash

Basha e la jashtë listave, Maliqi thirrje Metës: Të ngrihemi kundër këtij regjimi, në prill do ikin në kosh plehrash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

April 4, 2026
Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In