• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentin që nuk e pranoi Perëndimi

by Mero Baze
19/04/2022 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pesë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë bëri një zgjedhje politikisht korrekte për president, duke zgjedhur përfaqësuesin e një pakice të koalicionit si kandidat për president. Ilir Meta, i cili ngjante i zemëruar ditën që u zgjodh president, pasi po përpiqej të viktimizohej sikur po e merrnin peng, në fakt mbajti peng për pesë vite institucionin e presidentit të Republikës.

Sapo mori mandatin, ai braktisi shumicën dhe theu statusin e presidentit ende pa hyrë në zyrë. Në fushatën elektorale të vitit 2017, ai u shfaq rrugëve të Shqipërisë si gangster që kërcënonte me shoqëruesit e tij strukturat elektorale të kundërshtarëve dhe procesin zgjedhor.

Përtej skandaleve të tij për pesë vite, desha të ndalem tek bilanci i tij si figurë përfaqësuese e Shqipërisë. Ilir Meta do të hyjë në historinë e Shqipërisë, si presidenti i vetëm i këtij vendi që për pesë vite nuk u pranua dhe nuk arriti të marrë ftesë zyrtare nga asnjë vend perëndimor, mik i Shqipërisë.

Ai e nisi dhe mbaroi mandatin, duke bërë vizita private tek miq dhe shok të tij, tek arbëreshë apo të njohur në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Ai nuk arriti të vendosë dot asnjë raport normal me asnjë vend të Bashkimit Europian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që raportet e Shqipërisë, si me BE, dhe me SHBA, njohën përparim.

Pra ai nuk u refuzua nga SHBA dhe Bashkimi Europian si president i Shqipërisë, por si dikush që nuk e përfaqësonte Shqipërinë në Perëndim.

Si i tillë, ai ka arritur të ketë rekordin më të zi të historisë së presidentëve në Shqipëri, i ngjashëm me bilancin presidencial të Berishës në mandatin e tij të dytë si president, por që ishte vetëm katër muaj.

Ashtu si Berisha u izolua për katër muaj në vitin 1997 në zyrën e tij, Ilir Meta u izolua për plot pesë vite, duke e kthyer institucionin e presidentit në një institucion “non grata” për SHBA dhe Bashkimin Europian.

I vetmi sukses i mëhershëm i tij kanë pas qenë raportet me Greqinë, ku mori dhe dekoratën më të lartë të shtetit grek për të huaj, kur ishte kryetar i Kuvendit, por dhe ato raporte i bëri qesharake, kur promovonte folklorizmat e Sazan Gurit në muret e Presidencës.

Do të mjaftonte vetëm ky bilanc, ky izolim dhe ky përçmim i botës perëndimore ndaj tij, që ne sot të reflektojmë për presidentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Çdo figurë politike apo përfaqësues i shoqërisë civile që do të shkojë në atë institucion, duhet të ketë përgjegjësinë e duhur që të riparojë së paku raportet e institucionit të presidentit të Shqipërisë me Perëndimin dhe të heqë emrin e keq të presidentit të Shqipërisë si një figurë anti-perëndimore.

Shqipëria nuk e ka tanimë Perëndimin një ofertë që mund ta zgjedhë, por një detyrim historik. Shqipëria pa aleancën me SHBA dhe Bashkimin Europian është një vend i rrezikuar dhe shqiptarët një komb që mund të sfidohen nga zhdukja.

Tronditja e rendit të ri botëror, pasiguria që krijon ekspansioni i Rusisë drejt Ballkanit dhe sfida e Rusisë ndaj NATO-s, e bëjnë të detyrueshme që Shqipëria të ketë një klasë politike tërësisht pro-perëndimore, pa asnjë ekuivok.

Shqipërinë dhe shqiptarët nuk i mbrojnë dot as cubat, as banditët, as milionerët hajdutë dhe as ushtritë e tyre përkatëse. Garancia e vetme e Shqipërisë dhe kombit shqiptar është Perëndimi, ku SHBA ka rol vendimtar.

Kur themi të gjithë se president më të keq se Ilir Meta mund të mos zgjedhim, duhet të kemi parasysh se e keqja më e madhe e Ilir Metës nuk ishin veset e tij në Shqipëri, dhe as përdhunimi sistematik që i bënte institucionit të Presidencës dhe solemnitetit të tij, por fakti që ai nuk u pranua kurrë nga Perëndimi dhe SHBA.

Ky nuk është thjesht turp për Ilir Metën. Ky ishte turpi i Shqipërisë për pesë vite, që nuk duhet të përsëritet më kurrë.

Next Post
Njësoj si Berisha/ “I këputuri” Putin thotë se jeton në një shtëpi 77 m2, ka dy makina, një kamper dhe vetëm 114 mijë euro

Njësoj si Berisha/ "I këputuri" Putin thotë se jeton në një shtëpi 77 m2, ka dy makina, një kamper dhe vetëm 114 mijë euro

Comments 1

  1. Mentor Qarkori says:
    4 years ago

    Nuk ka faj Meta o Mero Baze. Me që nuk e pranoi perëndimi, ai ( Meta) i u drejtua lindjes, dhe ata e pranuan, instruktuan, financuan, e furnizuan me spiunë e armë, dhe kështu, është gati me gjithë shokun Sali El Ram Al Bir Isha, ti kundervihen perëndimit.
    Kaq e thjeshtë është.

    Reply

Leave a Reply to Mentor Qarkori Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In