• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti

by Artur Ajazi
20/04/2022 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ahmet Zogu, ka qenë presidenti i parë në Shqipëri. Por nuk qëndroi gjatë. Pas saj, ai u (vetë) shpall mbret. Ndoshta ndjehej më “rehat” duke qenë i tillë, por duhet thënë se mbret ai u bë, kundër dëshirës popullore. Fundi i tij, dihet. Iku për të mos u kthyer më kurrë si mbret, dhe mbeti njeriu që la vendin në momentet më kritike, duke ja mbathur bashkë me thesarin e shtetit. Shqipëria ka eksperiencë të hidhur nga “mbretërit”, nga ata që e kanë përfaqësuar në botë, si kryetarë shteti. Gjatë kohës së komunizmit, kishim Haxhi Lleshin “kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor”, që luante rolin e “presidentit”, por që kurrë nuk veproi si i tillë. Në 1992, në postin e lartë të presidentit erdhi Sali Berisha,njeriu simbol i keqdrejtimit dhe shpërdorimit të atij posti të lartë. Duke patur kompetenca të pakufijshme dhe të padiskutueshme në atë periudhë (kaq të errët) Berisha president, drejtonte partinë, ushtrinë, policinë, bujqësinë, financat, arsimin, shëndetsinë, postën, bankat, peshkimin, mediat e veta, etj, etj… Shqipëtarët provuan për afro 7 vjet mbi kurrizin dhe xhepat e tyre, pushtetin e presidentit, njeriut që do ti vinin “vizën” në zgjedhjet e postrrebelimit, ku si shkaktari kryesor ishte zemërimi ndaj kreut të shtetit. Pas tij, erdhën njerëzit e duhur, që paçka se vinin nga e majta, ishin seriozë, të matur, korrektë ndaj zbatimit të ligjit, bashkëpunues, dhe dinjitozë. Sot aktualisht presidenti i vendit, nuk ka kompetencat e Sali Berishës. Ato i janë hequr me vendim Parlamenti. Por ç’rëndësi ka kjo. Sot grupimet parlamentare kanë nisur konsultimet dhe bisedimet e hapura dhe të mbyllura, për ti gjetur vendit një emër të përshtatshëm për president. Në fakt, zhurma ka nisur e madhe, por duke patur parasysh se posti i presidentit në Shqipëri nuk vlen më shumë se dekretimet apo ç’dekretimet apo dhe dekorimet, mendoj se procedurat janë më të thjeshta se ç’duken. Ndoshta ndryshimet kushtetuese, do të duheshin për ta zgjedhur nga populli kreun e shtetit. Dhe ashtu duhet të ndodhë. Vende të përparuara dhe me demokraci të zhvilluar, presidentin e vendit e zgjedhin nga vota popullore, dhe ai jep llogari para tyre. Nuk ka pse, që propozimet apo emrat të dalin nga deputetët apo grupimet parlamentare, por ato duhet të dalin nga të gjitha partitë politike me konsensusin e duhur. Ndryshe ajo më tepër ndërlikon procedurat e përzgjedhjes (ashtu siç ndodhi kur u zgjodh Moisiu) dhe krijon hamendësi për njërën apo tjetrën palë. Emrat duhet ti propozohen një komisioni shumëpalësh, dhe pas përzgjedhjes, (dy prej tyre) ato duhet të votohen nga populli. Por deri atëhere, do të duhet që presidentin ta zgjedhë, apo emërojë (pavarsi konsultimeve) politika. Kjo ka qenë dhe mbetet një eksperiencë e padryshuar tek ne. Një president nga populli, do të ishte zgjidhja e duhur për të qetësuar “ujërat e politikës” aktuale. Por momentalisht kjo gjë, nuk mund të ndodhë. Ajo duhet të bëhet realitet në zgjedhjet e presidentit të ardhshëm, pra pas 4 vitesh. Figura e tij, shihet nga ne si “babai i kombit”, dhe që realisht duhet të jetë mbi palët. Dalja e emrit të tij akoma nga “portat” e politikës, natyrisht nuk e identifikon atë si “asnjëanës”.
Next Post
I referohet DASH kur flet për korrupsionin, por jo për vete/ Berisha: Unë dua prova, jam qytetar i lirë

“Rajoni do të merrte gaz nga Shqipëria”/ Berisha flet si avokat i TAP-it: Qeveria, qëndrim korruptiv me klientët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In