• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti  ynë, e “do” shumë detin

by Artur Ajazi
27/08/2020 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Njëherë me grekët, njëherë kundër tyre, njëherë me amerikanët, njëherë kundër tyre, njëherë me sllavët, pastaj kundër tyre, njëherë me çamët pastaj kundër tyre, njëherë me PD, pastaj kundër saj, njëherë me PS, pastaj edhe kundër saj. Pastaj, njëherë me Kushtetutën, dhe “hop” e shkel atë. Kjo është gjithë trajektorja e ish-kryetarit të LSI-së, sot kryetar i shtetit. Kjo është gjithë ecuria e tij në rrugëtimin si politikan përgjatë 30 viteve, edhe pse si i tillë, nuk  ka asnjë ditë shkollim special. Së  fundi  nga Drashovica, zoti  Meta i gjendur  atje për përvjetorin e një lufte vërtetë heroike, ka deklaruar se “do ti qëndroj besnik  vendimit të usesetueses, ndaj  ta kenë të qartë gjithë institucionet”. Por, nuk do të ishte mirë që si kryetar shteti, ti drejtoheshe drejtpërsëdrejti  kryeministri  grek  zoti Meta, të kontestoje atë, dhe  jo  kryeministrin Rama ? Ndoshta  nuk  duhet “prishur” muhabeti me grekët ? Por  një kryetar shteti, që merr përsipër të mbrojë  deri në fund  vendimin e Kushtetueses,  nga “grabitja” e 12 miljeve detare, (mos harrojmë se detin e  fali Doktori  dhe Lulzimi) nuk merret  me deklarata  Drashovice, por bën përbetime konkrete duke drejtuar gishtin atje ku duhet. Megjithatë, zoti Meta e do  detin, e ka dashur gjithmonë, dhe mendoj  se edhe kësaj here do të bëjë “namin” që të zbatojë vendimin e Kushtetueses. Ndoshta nuk  do të jetë nevoja  ta “mbrojë”  vendimin e Kushtetueses  duke dalë në protestë si në  2 Mars në mes të Tiranës, por një gjë do ta bëjë. Kjo  sepse zoti  Meta, nuk  rri  dot pa detin, pa aromën e tij, madje ka mësuar keq edhe ata të LRI-së, të cilëve u ngre kampingun në  Jalë çdo vit, atyre që janë e “ardhmja” e asaj  partie, për të marrë  jodin e Jugut.  Deklarata  e kryetarit  të shtetit, u bë nga Drashovica, fill pas postimit të kryeministrit  Rama mbi  këtë problem. Zoti Meta, nuk mungon  ti japë “përgjigje” asnjëherë, veçanarisht   postimeve të kryeministrit  Rama, dhe kësaj here nga Vlora  ai  gjeti mundësinë  ti “kujtojë” qeverisjes  se “do të mbrojë  deri në fund  vendimin e Kushtetueses”.Por deti  zoti  Meta, nuk është vetëm Lalëzi apo Spilleja, pastaj në këtë mesele, mos harro, ke  brënda mikun tënd të veçantë, dhe rivalin  aktual për kryetar opozite. Janë  ata, që janë  ulur dhe kanë firmosur me zonjën Bakojanis, janë  ata që mund  ti akuzosh  sot, se me një marrëveshje të thjeshtë, kujtuan se “deti u bë kos” në Shqipëri. Dhe  në fakt  deri sot, ashtu ka qenë,  sepse detin  kush nuk e ka marrë, kush nuk ka abuzuar me detin, me pasuritë  e tij, dhe askush nuk është kujtuar  si  ju, të “mbrojë Kushtetuesen”. Por këtu  duhet  thënë edhe një gjë zoti Meta, se kryeministri Rama kurrë nuk u është “strukur” grekëve  si “dikush”, por  ka qëndruar para  tyre si  i barabartë  dhe  dinjitoz, duke  bërë qysh në fillim transparencën e këtij problemi të trashëguar nga koha e Lulzim Bashës.  Duaje detin zoti Meta, duaje deri në fund, por  mos harro  të “duash” edhe ata  (miqtë e SHQUP-it) që dikur luajtën me detin, dhe që sot  të kanë nxjerrë  ty, të  betohesh për  të “mbrojtur  vendimin e Kushtetueses”.

Next Post
Maqedonia e Veriut e “pushtuar” nga COVID-19, po shkon drejt 3 mijë rasteve aktive: Ja qytetet më të prekura

Bie numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut: 7 viktima dhe mbi 200 pacientë të shëruar nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com