• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Trump shpall strategjinë e re për mbrojtjen nga raketat

by Java News
17/01/2019 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke e deklaruar hapësirën si sferën e re të luftrave të ardhshme, Presidenti Donald Trump premtoi SHBA do të zhvillojnë një sistem të pashoq të mbrojtes nga raketat për t’u bërë ballë kërcënimeve të avancuara me raketa hipersonike dhe kruz nga rivalët dhe kundërshtarët.

Presidenti Trump tha në një fjalim të enjten në Pentagon se SHBA do të bëjnë atë që duhet “për të zbuluar dhe shkatërruar çdo raketë të lëshuar kundër Shteteve të Bashkuara kudo, në çdo kohë dhe në çdo vend”.

Zoti Trump nuk e përmendi Rusinë, Kinën apo Korenë e Veriut në fjalimin e tij që zgjati rreth 20 minuta. Por strategjia e re e Pentagonit e bën të qartë se plani amerikan për një sistem më agresiv me bazë në hapësirë për mbrojtjen nga raketat, synon mbrojtjen përballë kërcënimeve ekzistuese nga Koreja e Veriut dhe Irani dhe përballjen me sistemet e avancuara të armëve që po krijohen nga Rusia dhe Kina.
Rishikimi i strategjisë është i pari që nga viti 2010. Ai arrin në përfundimin se për të mbrojtur si duhet Amerikën, Pentagoni duhet të zgjerojë teknologjitë e mbrojtjes me bazë në hapësirë dhe t’i përdorë këto sisteme për të zbuluar dhe shkatërruar më shpejt raketat që lëshohen nga kundërshtarët.
Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Pat Shanahan, i cili foli gjithashtu të enjten, tha se konkurrentët si Rusia dhe Kina po ndjekin në mënyrë agresive krijimin e raketave të reja që janë më të vështira për t’u diktuar, për t’u ndjekur dhe shkatërruar.
Në mënyrë të veçantë, SHBA po kërkojnë të instalojnë një sistem sensorësh në hapësirë për të zbuluar më shpejt raketat armike kur ato lëshohen, sipas një zyrtari të lartë të administratës, i cili i informoi gazetarët të mërkurën. SHBA e shohin hapësirën si një zonë me rëndësi kritike për zhvillimin e aftësive të përparuara të një brezi të ri teknologjik, për t’u dalë përpara kërcënimeve, tha zyrtari.
Administrata gjithashtu ka në plan të studiojë idenë e vendosjes së interceptorëve në hapësirë, në mënyrë që SHBA të mund të godasin raketat armike gjatë minutave të para të lëshimit, kur motorët shtytës janë ende në punë.
Strategjia e re kërkon studime. Deri tani nuk është dhënë urdhër për testime dhe nuk janë marrë vendime përfundimtare.
Kongresi, i cili kërkoi rishikimin e strategjisë, ka udhëzuar Pentagonin që të veprojë më me ngulm drejt kësaj qasjeje të re, por zyrtarët synojnë të studiojnë se sa e realizueshme është kjo ide dhe të eksplorojnë mënyrat se si mund të bëhet.
Strategjia e re synon mbrojtjen më të mirë të SHBA-së ndaj kundërshtarëve të mundshëm, si Rusia dhe Kina, të cilët kanë zhvilluar dhe dislokuar një gamë shumë më të gjerë raketash të avancuara ofensive që mund të kërcënojnë Amerikën dhe aleatët e saj. Kërcënimi nuk vjen vetëm nga raketat tradicionale balistike dhe kruz, por edhe nga armët hipersonike.
Për shembull, Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia zotëron armë të reja strategjike që ai pretendon se nuk mund të diktohen. Njëra është një mjet hipersonik, i cili mund të fluturojë 20 herë më shpejt se zëri dhe të bëjë manovra të mprehta për të mos u zbuluar nga sistemet e mbrojtjes nga raketat.
“Zhvillimet në fushën e shtytjes hipersonike do të revolucionarizojnë luftën duke siguruar aftësinë për të goditur objektivat më shpejt, në distanca më të mëdha dhe me fuqi më të madhe zjarri”, tha vitin e kaluar gjenerali Robert Ashley, drejtor i Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes”. Kina po zhvillon gjithashtu raketa balistike gjithnjë e më të sofistikuara dhe mjete hypersonic në përpjekje për të luftuar sistemet e mbrojtjes nga raketat, tha ai.
Armët aktuale amerikane të mbrojtjes nga raketat janë të bazuara në tokë dhe në bordin e anijeve. Presidenti Trump dhe nënpresidenti Mike Pence kanë theksuar mjetet me bazë në hapësirë si hapin e ardhshëm të mbrojtjes kundër raketave./a.meta

Next Post
Si sot, më 17 Janar, lindi Franklin dhe Stanislavski

Si sot, më 17 Janar, lindi Franklin dhe Stanislavski

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasqyrë Albania”: Si do të funksionojë platforma e re e qeverisë për shërbimet dhe ankesat e qytetarëve

“Pasqyrë Albania”: Si do të funksionojë platforma e re e qeverisë për shërbimet dhe ankesat e qytetarëve

August 24, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

August 24, 2026
Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

August 24, 2026
Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

August 24, 2026
Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com