• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

by Os De
21/01/2026 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet këtë të mërkurë, më 21 janar, në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror. Që në nisje të fjalës së tij, presidenti amerikan nuk i kurseu kritikat për Europën, duke thënë se kontinenti “nuk po ecën në drejtimin e duhur”.

Pasi renditi arritjet e pretenduara të qeverisë së tij, presidenti amerikan u tha të pranishmëve: “Vendet nga ku vini ju mund të bëjnë shumë më mirë duke ndjekur atë që po bëjmë ne, sepse disa vende në Europë nuk njihen më. E dua Europën dhe dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po ecën në drejtimin e duhur”.

Trump u ndal edhe tek Groenlanda pasi kohët e fundit ka ashpërsuar retorikën mbi këtë territor.

“Çdo aleat i NATO-s ka detyrimin të jetë në gjendje të mbrojë territorin e vet. Fakti është se asnjë komb apo grup kombesh nuk është në gjendje të sigurojë Groenlandën, përveç Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një fuqi e madhe, shumë më e madhe sesa njerëzit e kuptojnë.”

“Groenlanda, territori ynë! E duam për sigurinë kombëtare”

“Groenlanda është një territor i gjerë, pothuajse krejtësisht i pabanuar dhe i pa zhvilluar, që qëndron i pambrojtur në një vendndodhje kyçe strategjike mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës. Ka aq shumë minerale të rralla, dhe për t’i nxjerrë këto minerale të rralla duhet të kalosh qindra metra akull. Por kjo nuk është arsyeja pse na duhet, na duhet për siguri strategjike kombëtare dhe siguri ndërkombëtare. Ky ishull gjigant i pasiguruar është në fakt pjesë e Amerikës së Veriut, në kufirin verior të Hemisferës Perëndimore, ky është territori ynë”.

“Nuk ka asgjë të gabuar” me marrjen e territoreve nga SHBA-të

Donald Trump përsëriti një pretendim që e ka bërë më parë, se presidentët amerikanë kanë kërkuar të blejnë Groenlandën për gati dy shekuj.

“Në vitin 2019, Danimarka tha se do të shpenzonte mbi 200 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Groenlandës. Por siç e dini, ata shpenzuan më pak se 1% të asaj shume”, tha ai. “Nuk ka asnjë shenjë të Danimarkës atje. E them këtë me shumë respekt për Danimarkën, popullin e së cilës e dua [dhe] udhëheqësit e së cilës janë shumë të mirë”.

Trump përsëriti një tjetër pretendim të mëparshëm se vetëm SHBA mund ta mbrojë Groenlandën, “ta zhvillojë dhe ta përmirësojë dhe ta bëjë që të jetë e mirë për Europën dhe e sigurt për Europën, dhe e mirë për ne. Kjo është arsyeja pse po kërkoj menjëherë negociata për të diskutuar sërish marrjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, ashtu siç kemi marrë shumë territore të tjera gjatë historisë sonë, ashtu si kanë bërë shumë nga kombet europiane. Nuk ka asgjë të gabuar me këtë.”

“Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…”

Donald Trump deklaroi se SHBA-të “nuk do të përdorin forcë” për të marrë Groenlandën, pavarësisht se tha se ushtria e tij do të ishte “e pandalshme”.

Ai tha se SHBA-të “nuk kanë kërkuar kurrë asgjë dhe nuk kemi marrë kurrë asgjë”. “Ne ndoshta nuk do të marrim asgjë, përveç nëse vendos të përdor forcë të tepërt dhe dhunë. Ne do të ishim, për ta thënë hapur, të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë.”

Presidenti amerikan shtoi më tej se të gjithë do të ishin mirënjohës për “deklaratën e tij më të madhe” sepse “njerëzit menduan se unë do të përdorja forcë. Unë nuk kam pse të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë, nuk do të përdor forcë”, shtoi ai.

“SHBA-të nuk kanë marrë “asgjë” nga NATO”

Nuk i kurseu kritikat as ndaj NATO-s. Ashtu si në të shkuarën, Trump vijoi me të njëjtën retorikë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “trajtohen shumë padrejtësisht nga NATO”.

“Kur e mendoni, askush nuk mund ta kundërshtojë këtë. Ne japim kaq shumë dhe marrim kaq pak në këmbim, dhe kam qenë kritik i NATO-s për shumë vite, megjithatë kam bërë më shumë për ta ndihmuar NATO-n sesa çdo president tjetër deri tani. Ju nuk do ta kishit NATO-n nëse unë nuk do të isha përfshirë në mandatin tim të parë.”

Kjo e çoi Trump të fliste për luftën në Ukrainë.

“Ne jemi mijëra milje larg, të ndarë nga një oqean gjigant, është një luftë që nuk duhej të kishte nisur kurrë dhe nuk do të kishte nisur nëse zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020 nuk do të ishin manipuluar”, shtoi ai.

Duke u rikthyer te aleanca e NATO-s, Trump tha se SHBA ka marrë “asgjë… përveçse të mbrojë Europën nga Bashkimi Sovjetik dhe tani Rusia. Ne i kemi ndihmuar ata për kaq shumë vite, nuk kemi marrë kurrë asgjë”.

“Pas një viti të presidencës sime ekonomia është në lulëzim të plotë”

“Pas një viti të presidencës sime, ekonomia e SHBA është në lulëzim të plotë”. Kështu tha Donald Trump në forumin e Davosit, duke shtuar se “praktikisht nuk ka inflacion” në Shtetet e Bashkuara dhe se “kufijtë janë të papërshkueshëm”.

“Kam ulur çmimin e naftës!”

Mes shumë deklaratash, presidenti amerikan tha se ai ka arritur gjithashtu të ulë çmimin e naftës me 1 deri në 2 dollarë, gjë që sipas tij administrata e kaluar nuk e ka arritur asnjëherë më parë.

“Në udhëheqjen tonë po ndodhin gjëra të inteligjente. Pra po shikoni që ka një reduktim të çmimit të naftës në shtete të ndryshme amerikane. Është 1 apo 2 dollarë më pak. Këto shifra nuk janë arritur asnjëherë më parë në administartën e kaluar. Kam nënshkruar dhe një urdhër për të ndaluar prodhimin e energjisë në centrale bërthamore. Nuk e marr një rrezik të tillë për prodhim të energjisë”, tha Trump.

“Kemi hapur vende të reja pune, në sektorin privat sidomos. Dy tre herë më shumë. Po më urrejnë për gjithçka kam bërë.”

“SHBA-të janë motori ekonomik i Planetit”

Shtetet e Bashkuara janë “motori ekonomik i planetit”: kështu deklaroi Donald Trump duke folur në Davos. SHBA po shkon drejt “një rritjeje të paparë më parë, ndoshta kurrë të parë më parë në ndonjë vend”, tha ai duke cituar një vlerësim të rritjes prej 5,4%.

“Ne kemi marrë 50 milionë fuçi nga Venezuela. Do t’i ndajmë me ta. Ishte një vend i madh, por ka pasur probleme; sekreti është që ata pranuan të bëjnë një marrëveshje. Venezuela ishte një vend i madh 20 vite më parë, nga tani e tutje do të ecë në mënyrë fantastike. Venezuela do të fitojë më shumë para në 6 muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit”.

“Administrata Biden, model i dështuar“

Gjatë fjalës së tij, Trump kritikoi gjithashtu modelin e “dështuar” sipas tij të administratës së paraardhësit të tij në detyrë, Joe biden.

“Po i heqim mullinjtë e erës dhe nuk miratojmë asnjë të ri. Kemi pushuar burokratët, atëherë më urrenin, por tani kanë gjetur vende pune në sektorin privat dhe më duan”. Ai përmend shifra marramendëse për rritjen dhe inflacionin. “Kemi siguruar angazhime për investime prej 18 mijë miliardë euro në vendin tonë, gjë që nuk e ka bërë asnjë vend ndonjëherë”.

Next Post
Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

E rëndë/ Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin në Tiranë, arrestohet drejtuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Grenlanda jonë

January 21, 2026
“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

January 21, 2026
Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

January 21, 2026
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

January 21, 2026
Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

January 21, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

January 21, 2026
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In