• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Trump njeh zyrtarisht ‘Lartësitë Golan’ si territor izraelit

by Java News
25/03/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një proklamatë që njeh zyrtarisht Lartësitë Golan si territor izraelit. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua gjatë një vizite të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë.

Pas bisedimeve me presidentin Trump, zoti Netanyahu do të niset menjëherë për në Izrael, duke e shkurtuar vizitën, për shkak të një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës. Vizita vjen në një kohë që zoti Netanyahu përpiqet të sigurojë mbështetje politike për zgjedhjet e 9 prillit.

Me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që njeh zyrtarisht Lartësitë Golan si territor izraelit. Izraeli e pushtoi këtë territor nga Siria gjatë Luftës Gjashtë Ditore më 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981.

Nënshkrimi u bë në praninë e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu, i cili po e shkurton vizitën në SHBA për shkak të sulmit me raketa nga Rripi i Gazës, që udhëheqësi izraelit e quajti “kriminal”.

Në një deklaratë zoti Netanyahu tha se Izraeli do të reagonte me forcë ndaj sulmit. Raketa goditi një shtëpi në Izraelin qendror, në verilindje të Tel Avivit, duke plagosur shtatë vetë. “Ne u zgjuam nga shpërthimi, unë jetoj disa rrugë më larg, xhamat e dritareve u dridhën dhe në shtëpitë që ishin më pranë, ato u shkatërruan. Ne telefonuam për të parë nëse kishte të plagosur dhe se si mund të ndihmonim,” thotë Yoav Zohar, banor vendës.

Policia izraelite tha se raketa ra në komunitetin Mishmeret, në veri të qytetit Kfar Saba, duke shkaktuar zjarr dhe shkatërrimin e shtëpisë. Ushtria izraelite tha se kishte identifikuar një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës.

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për incidentin. Sulmi ndërmerret 10 ditë pas një tjetër incidenti, kur raketat goditën kryeqytetin Tel-Aviv, një zonë me popullsi të dendur. Vizita e zotit Netanjahu në Uashington vjen ndërkohë që ai po përpiqet të sigurojë mbështetje politike për zgjedhjet e 9 prillit, një garë e vështirë, ku ai synon të rizgjidhet.

/a.meta

Next Post
ZYRTARE/ Publikohen formacionet, ja si do të rreshtohet Kombëtarja ndaj Andorrës

ZYRTARE/ Publikohen formacionet, ja si do të rreshtohet Kombëtarja ndaj Andorrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In