• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Thaçi: Tirana s’mund t’i ndreqë raportet shqiptaro-serbe

by Java News
13/10/2016 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se rruga e normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe nuk kalon nga Beogradi në Tiranë, por përmes Prishtinës në territoret tjera.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende sovrane, por sa më shumë që ka konsultime aq më mirë është. Të dy vendet janë të orientuar kah e ardhmja euro-atlantike. Ne kemi të njëjta ambicie, opinione dhe bindje për zhvillimet. Mendoj që qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në Beograd kanë qenë parimore dhe të drejta. Kosova është duke ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë. Problemet mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhen drejtpërdrejtë me mbështetje ndërkombëtare. Por edhe mesazhet e kryeministrit Rama mund të kenë rol ndihmues në këtë proces. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve shqiptaro-serbe nuk kalon nga Beogradi përmes Tiranës, por nga Prishtina”, ka thënë Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi, ai ka deklaruar se shpreson që qytetarët e shtetit fqinj të orientohen kah e ardhmja euro-atalantike e rajonit, duke theksuar marrëdhëniet e mira kosovaro-malaziase, të vëna në pah gjatë luftës së fundit në Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë nga të dy shtetet.

“Mali i Zi ka bërë një veprim shumë të guximshëm në vitet e luftës, duke strehuar mijëra refugjatë nga Kosova. Atëherë Milo Gjukanoviq pati deklaruar se ajo nuk është lufta e tyre dhe do t’i strehojë qytetarët e Kosovës. Ndërsa kur Mali i Zi e pati shpallur pavarësinë, Kosova i është gëzuar këtij fakti. Më pas ai e pati njohur pavarësinë e Kosovës. Sot në Mal të Zi kemi të bëjmë me një opozitë pro-ruse, që ka deklaruar se nëse vjen në pushtet do ta tërheq pavarësinë e Kosovës dhe do të rishikojë partneritetin me Europën. Prandaj edhe ne, edhe shqiptarët atje janë të orientuar kah e ardhmja euro-atlantike e Malit të Zi. Besoj që do të kemi një vullnet të njerëzve për të ardhmen e sigurt”, është shprehur Thaçi.

Presidenti Thaçi ka komentuar edhe raportet e Kosovës me Turqinë, pas puçit të dështuar të shtetit në këtë të fundit. Ai është shprehur se ato vazhdojnë të mbeten të mira, duke bërë të qartë që sovraniteti i vendit nuk preket nga këto marrëdhënie.

“Nuk ka as ftohje, as ngrohje, por bashkëpunim mes Kosovës dhe Turqisë. Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë tonë. Sa i përket tentimit për grushtshtet, ne kemi treguar qëndrimin tonë: respektojmë institucionet legjitime. Bashkëpunimi mes dy shteve është duke vazhuar, por Kosova vendimet i merr vet dhe nuk ka asnjë interferim në punët tona të brendshme”.

“Ne punojmë sipas standardeve tona, Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve tona dhe nuk biem në asnjë ndikim. Qëndrimet e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, lidhur me cështjen e shkollave të Fetullah Gulenit në Kosovës, kanë qenë të koordinuara dhe me mu. Raportet me shtetin turk do të vazhdojnë të mbeten të mira. Por ata nuk duhet të shikohen në rrafshin privat, apo personal. Por po e përsërit, Kosova është vend sovran dhe vendimet për rrugën e saj i merr vet”.

Ai po ashtu ka premtuar se Kosova së shpejti do të njihet nga Vatikani, ku shteti për pak kohë do të hapë konsullatë, për të thelluar marrëdhëniet, edhe ashtu të mira, sic ka thënë ai.

“Kosova ka traditë të bashkëpunimit me Vatikanin. Edhe presidenti Ibrahim Rugova ka bashkëpunuar me Vatikanin, si edhe unë. Nuk duhet të harrohet qëndrimi i Papa Gjon Palit II për luftën në Kosovë. Më duhet të theksoj se Papa Francesku ka bërë një lëvizje shumë dinamike në raport me shqiptarët dhe rajonin. Pas ftesës që i kam bërë, më ka premtuar që do ta vizitojë Kosovën. Dhe Vatikani në një formë apo tjetër është duke i nxjerrë në sipërfaqe vlerat identitare të vendit. Po ashtu për pak ditë do ta hapim Konsullatën në Vatikan. Njohja e Kosovës nga Vatikani është cështje kohe”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Next Post
Keni lindur në muajin tetor? Ja çfarë do të thotë kjo për ju

Keni lindur në muajin tetor? Ja çfarë do të thotë kjo për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

January 14, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In