• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Sllovenisë, Pahor letër urimi Metës, pas zgjedhjes si President i Republikës

by Java News
11/05/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i ka dërguar një letër urimi Ilir Metës, pas zgjedhjes si president i Republikës. Në letrën drejtuar Metës, Pahor vlerëson progresin e Shqipërisë, ndërsa kërkon thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Ndër të tjera në letër thuhet se Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon.

Letra e plotë e Borut Pahor:
Shkëlqesia Juaj,
Ju lutem më lejoni, që me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës së Shqipërisë, t’ju uroj shumë sinqerisht në emër të popullit slloven dhe në emrin tim personal.

Pres me padurim të bashkëpunojmë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis dy vendeve tona, si dhe për një dialog të vazhdueshëm mbi çështjet rajonale dhe ato të komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

Sllovenia i kushton një rëndësi të veçantë mbajtjes së një dialogu dinamik dhe dialogu të hapur politik me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dhe Shqipëria kanë interesa të njëjta në kuadër të NATO-s, duke kontribuar së bashku për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj për progresin që Shqipëria ka arritur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, gjë që padyshim është rezultat i punës së suksesshme të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Unë besoj se Shqipëria, si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon, do të vazhdojë me përgjegjësi në këtë rrugë dhe për këtë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.
Ju uroj shumë suksese në kryerjen e detyrës tuaj të re, si dhe përmbushje personale në përpalljen e sfidave që ju presin.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, sigurimet e konsideratës time më të lartë.

Sh.T.
Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë
TIRANË

ma.me

Next Post
(VIDEO) LEZHE/ Prangosen 2 trafikantë, u kapën me 9 mina të telekomanduara, publikohen emrat

Arrestimet në Lezhë për minat me telekomandë, një prej të arrestuarve djali i biznesmenit të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In