• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti si garanti i vetëm i Kushtetutës, mundet

by Fatmir Merkoçi
07/10/2018 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Presidenti si garanti i vetëm i Kushtetutës, mundet ta shpëtoi vendin nga kjo greminë juridike.

Siguria ligjore, sot, është inekzistente. Jo vetëm se nuk funksionon Gjykata e Lartë, por mungon institucioni më i rëndësishëm i vendit, Gjykata Kushtetuese.

Sot, i vetmi institucion që mbron Kushtetutën, është Presidenti. Por a është e mjaftueshme kjo? A e plotëson vërtetë Presidenti këtë boshllëk ?

Kuvendi prodhon ligje. Askush nuk garanton kushtetueshmërinë e tyre. Referuar Nenit 84, Presidenti shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

Ligji quhet i miratuar, në qoftë se Presidenti nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe të paragrafit 1 të nenit 85, i cili thotë: – 1. Presidentit ka të drejtë të kthej ligjin për rishqyrtim vetëm një herë. 2. Dekreti i Presidentit për rikthimin e një ligji e humb fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në Nenin 92/a. të Kushtetutës thuhet :- Presidenti i drejton mesazh Kuvendit. Këtu kuptohet qartë se Presidenti komunikon në raste të veçanta. Në aktualitetin që ndodhet vendi, ai ka të drejtë, të sugjerojë për mos nxjerrjen apo pezullimin e Ligjit të Veçantë. Duke theksuar se: Për sa kohë Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, ky ligj, apo çdo ligj tjetër, sjellin anomali. Jo vetëm në vetë sistemin e drejtësisë, por dhe dëme të pa riparueshme në dëm të vendit dhe ekonomisë.

Por Presidenti përdor dhe hapësirën ligjore që i jep neni 93. Në këtë Nen thuhet:- Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekret. Ç’ka do të thotë se: Në rast se, ligjet që prodhohen nga Kuvendi me Dekret të veçantë ti drejtohet Kuvendit për të pezulluar  botimin e ligjeve të veçanta  në Fletoren Zyrtare. Kjo do të se dhe Marrëveshja e detit është në të njëjtin kusht me Ligjin e veçantë. Kjo është mënyra e bllokimit të ligjeve Anti- Kushtetuese. Kjo do të bëj të mundur që, në çmendurinë apo lajthitjen e pozitës aktuale të mos i lihet mundësia e reale për ta çuar vendin në një kaos juridik. Nëse ligjet kalojnë pa të drejtë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të thotë se ato nuk marrin legjitimitet kushtetueshmërie. Pra në një moment, duke pasur votat e maxhorancës në Kuvend, kjo maxhorancë, mundet që në këto kushte, jo vetëm të nxjerr çdo ligj anti-kushtetues, por me ligj, ta shpalli dhe vetë Ramën Mbret! Kush do e ndalojë ? Ku do ankimohet ligji? Prandaj me domosdoshmëri, Presidenti, duhet të përdorë të gjitha hapësirat ligjore që i jep Kushtetuta.

Sot, vetëm Presidenti ka mundësinë e bllokimit të këtij vakumi institucional. Vetëm Ai, mundet ta parandalojë një kaos që mundet të përfshijë të gjithë vendin. Histori kaotike ne kemi pasur, por Zoti na ruajt në ndodhtë dhe një 97-të e dytë.

Next Post
Laçi mposht Tiranën në shtëpi, Teuta bën detyrën me Kastriotin

Laçi mposht Tiranën në shtëpi, Teuta bën detyrën me Kastriotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In