• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laçi mposht Tiranën në shtëpi, Teuta bën detyrën me Kastriotin

by Java News
07/10/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Laçi rikthen krizën te Tirana, që me Ze Marian në stol e ka të vështirë të bëjë dy fitore radhazi në Superiore. E kishte mundësinë ekipi bardheblu t’i bashkohej pjesës së sipërme të renditjes, por dështoi të merrte qoftë një pikë “Selman Stërmasi” me kurbinasit, që kthyen në shtëpi me maksimumin e mundshëm falë golit të Xhixhës në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, me raste në të dyja portat, megjithatë Likës iu desh të impenjohej më shumë pas tentativave të Xhixhës dhe Najdenov, ndërsa Blazhevski u duk qartë që në rastet e para që iu paraqiten që ishte në një ditë jo.

Pjesë e dytë nisi me kontestime të ashpra të futbollistëve të Tiranës, që pretendonin për 11-metërsh, por gjyqtari Hamiti ndëshkoi me karton të verdhë Blazhveskin për simulim.

Vetëm pak minuta më vonë erdhi goli i Laçit me autor Xhixhën, që u tregua i saktë brenda zonës pas një pasimi të bukur të Fangajt.

Tirana pati shansin më të mirë të paktën për të shmangur humbjen, fillimisht me Hasanin, që humbi një rast të pabesueshëm dhe më pas kur fitoi një 11-metërsh në minutën e 80-të për ndërhyrje të gabuar ndaj Ngo, por Blazhevski gaboi përballë Selmanit, me topin që përfundon në fundore.

Kurbinasit e mbrojtën me fanatizëm epërsinë në minutat e mbetura, duke iu bashkuar Partizanit në kuotën e 16 pikëve (të kuqtë luajnë me Kukësin), ndërsa Skënderbeu kryeson me vetëm një pikë më shumë.

Fitore e pritshme e Teutës në “Niko Dovana” ndaj Kastriotit. Amadou Latif reziloi një dygolësh për të besuarit e Bledi Shkëmbit, i mjaftueshëm për të marrë tri pikë pas asaj humbjeje të rëndë me Partizanin.

Golin e parë Latif e realizoi me 11-metërsh në kohën shtesë të pjesës së parëm ndërsa të dytin në minutën e 63-të pas një keqkuptimi mes mbrojtësit dhe portierit, shkruan “SS”

Teuta, pas këtij suksesi shkon në kuotën e 11 pikëve, në vendin e 6-të, ndërsa Kastrioti mbetet në fund me vetëm 4 pikë.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Normaliteti, vajzat e pasura të show dhe profesorët e varfër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

October 7, 2026
Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

October 7, 2026
“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

October 7, 2026
Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

October 7, 2026
U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

October 7, 2026
SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

October 7, 2026
Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

October 7, 2026
Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani -

Tensione gjeopolitike në Gjermani, ekstremi i AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes ndaj Ukrainës!

October 7, 2026
NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

October 7, 2026
Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com