Një barometër politik i qartë ka dhënë sot treguesit në Beograd. Vladimir Putin nuk e ka ftuar aleatin më të ngushtë në Ballkan, presidentin e Serbisë, në ceremoninë e inagurimit të mandatit të tretë në krye të Kremlinit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Vuçiç, i cili tha se do të shkojë në Ankara më 7 maj i ftuar nga Erdogan dhe pasnesër në Berlin i ftuar nga Angela Merkel. Sipas gjasave, axhenda e fundit ka qenë fatale për ftesën nga Kremlini.
“Nuk kam marrë ftesë nga Putin, do të shkoj në Ankara më 7 maj”, tha Vuçiç sot në Kragulevac për gazetarët.
7 Maji është dita kur zhvillohet ceremonia e Putin në Moskë. I pyetur në lidhje me vizitën që do të zhvillojë nesër në Berlin, Vuçiç tha se “Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Beogradit” dhe shtoi se negociatat me Merkel nuk do të jenë të lehta.
ma.me