Presidenti Ilir Meta ka uruar pak më parë festën e Kurban Bajramit nga pika e turistike e Prevallës.
Meta ka publikuar një foto në ‘Facebook’, ku shfaqet mes miqve të tij nga Kosova, bashkëshortes Monikës dhe fëmijëve.
‘Nga Brezovica në Prevallë sot një ditë e veçantë feste dhe urimi mes miqsh’, shkruan Meta.
Kujtojmë që presidenti ndodhet në Kosovë prej disa ditësh dhe herë pas here ka ndarë me miqtë e tij foto nga pushimet.