• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kostot e papërballueshme, që ua kanë dorëzuar zgjedhjet banditëve të mëdhenj

by Mero Baze
11/08/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një nga ankesat mbarëpopullore që kanë shqiptarët tashmë kur shikojnë zgjedhje në vendet fqinje, apo kudo në botë, është shpejtësia e numurimit të votave dhe dalja e rezultatit. Dhe të gjithë fajësojën për këtë partitë politike, KQZ apo qeverinë.

Në fakt Shqipëria ka shkuar drejt këtij tipi procesi, me dëshirën e saj, pas zgjedhjeve të vitit 2001, kur propozoi numurimin e përqëndruar të votave, për shkak të dhunës së bandave në fshatra, apo ndërhyrjes së policisë në proces. Ka qenë propozim I Sali Berishës. Kjo krijoi një burokraci të re, të stërmundimshme të procesit zgjedhor, rëndoi kostot, rriti numurin e personave që përfshihen në proces, kësisoj e bëri garën të papërballueshme nga individë të zakonshëm. Që të përballosh një proces zgjedhor të tillë, duhet të jesh deomos I pasur, ose i korruptuar .

Kësisoj ky proces , na hoqi frikën nga banditët e vegjël të fshatit dhe na la në kurriz banditët e mëdhenj të Shqipërisë, të clët filluan të kandidojnë për deputetë si njerëz që kishin lek dhe përballonin kostot e procesit.

Tani ti duhet të paguash 7 komisionerë, vëzhgues dhe pastaj një ushtri numuruesish. Këta duhet ti paguaj edhe qeveria, edhe kandidati, ndryshe të shkatërrojnë procesin.

Në vitin 2021 kur priten zgjedhjet normale, nuk mund të pretendojmë se jemi në kushtet e vitit 2001, kur policët e Ilir Metës mbushnin kutitë, apo banditët lokalë grisnin procesverbalet.

Ndaj në këtë pikë duhet një reformë e fortë e cila zgjidh dy gjëra. Depolitizon komisionin e qendrës votimit dhe i bën ata njëkohësisht dhe numures.

Zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të vendos që votat ti numurojnë nëpunës civil, mësues, noterë, dhe gjykatës, të cilët përzgjidhen me një short publik dhe detyrohen me ligj të jenë komisionerë dhe numurues në një qendër votimi. Nuk duhen më shumë se tre vet. Dhe që të tre nuk duan më shumë se gjysëm orë të numurojnë ato 500 vota që  janë në qendër të votimit. Me këtë teknologji që është sot për 45 minuta Shqipëria njeh fituesin dhe zhduk mundësinë për manipulim.

Kësisoj një orë pas zgjedhjeve Shqipëria ka rezultatin e votmit, pasi votat duhet të numurohen të gjitha në një kohë që të mos ndikojnë tek njëra tjetra, dhe numuruesit janë persoan me përgjegjësi si nëpunës civil që kanë konseguenca të rënda nëse prekin integritetin e procesit.

Më vitin 2021, kur ka smartfonë dhe i fundit I fshatit, nuk jemi në kushtet e vitit 2001, kur nga problemet e atyre zgjedhjeve, lindi frika e grabitjes së votave në qendër votimit.

Kjo nga ana tjetër zhduk kostot më të mëdha dhe më të frikëshme të procesit, që kanë futur në lojë banditët e mëdhenj, që diktojnë proceset, duke paguar komisionerët jo vetëm për të numuruar, por dhe për të blerë vota.

Nga ana tjetër ky është një lehtësim I madh për opozitën që ndjehet më e varfër financiarisht dhe akoma më shumë një ndihmë për partitë e reja, që nuk kanë mundësi, as të gjejnë komisionerë në çdo qendër.

Nëse Lulzim Basha  e ka seriosishtë që do zgjedhje, siç I gënjen këta ish kryetarët e bashkive, bën mire të ulet një orë e më parë për reformën e Kodit zgjedhor. Nëse ka ndërmend të hyj në zgjedhje më 2021 duhet të ulet tani.  Qëllimi është  të kërkoj uljen e kostove financiare të procesit dhe rritjen e efikasitetit të numurimit të votave, përmes ndryshimeve të tilla, ose të ngjashme nëse ai ka ndonjë ide. Se zgjedhjet e sigurta vijnë nga procese të sigurta dhe jo nga pazare të sigurta, siç kërkon ai.

Next Post

Faqet e para të gazetave, 12 Gusht 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

October 6, 2026
PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

October 6, 2026
Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

October 6, 2026
Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com