• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Presidenti pritet të rikthejë për rishqyrtim në parlament edhe ligjin për Arsimin e Lartë

by
11/08/2015 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti pritet të rikthejë për rishqyrtim në parlament edhe ligjin për Arsimin e Lartë

Pas kthimit për rishqyrtim të ligjit të Turizmit një ditë më parë, Presidenti i Republikës pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe me ligjin për Arsimin e Lartë. Burime të sigurta brenda Zyrës së Presidentit të Republikës, thanë se, kreu i shtetit, brenda kësaj jave do t’i kthejë Kuvendit për rishqyrtim edhe ligjin për të cilin pati shumë debate, para dhe pas miratimit të tij me votat e shumicës në Kuvend.

Një këshill i pedagogëve të universiteteve publike e kundërshtuan fort atë ligj, ndërsa nuk kanë lënë pa kritikuar edhe opozitën, që sipas tyre, u kujtua shumë vonë për t’a kundërshtuar atë publikisht.

Në takimin konsultues që pati në Presidencë me dekanë, rektorë e pedagogë të universiteteve publike, para vendimit për dekretimin e ligjit të Arsimit të Lartë, Nishani tha se ky takim është thirrur “përpara se Presidenti i Republikës të shprehet si interpretues i parë i Kushtetutës së Republikës, duke marrë në konsideratë dhe duke ushtruar fillimisht përgjegjësinë kryesore që ka Institucioni i Presidentit të Republikës, për të garantuar tek qytetarët shqiptarë liritë dhe të drejtat themelore të tyre, të parashikuara në Kushtetutë, si dhe nisur edhe nga ndjeshmëria që ka pasur ky ligj në ambientin akademik dhe atë studentor.”

Disa ditë më pas, Presidenti Nishani priti edhe Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, nga e cila mesoi argumentet zyrtare të hartimit të ligjit. Por mesa duket, Presidenti Nishani është bindur më shumë nga akademikët dhe pedagogët, të cilët e kundërshtuan ligjin, sesa nga Ministrja Nikolla si hartuese dhe mbrojtëse e tij.

Tashmë, kthimi mbrapsht edhe i ligjit për Arsimin e Lartë është formalitet i ditëve të ardhshme për t’u rishqyrtuar sërish nga Kuvendi me nisjen e sesionit të ri në Shtator. Nuk dihet nëse mazhoranca do e kalojë sërish të paprekur ligjin që do kthehet nga kreu i shtetit, apo do t’i rishohë pikat e kontestuara. Edhe disa deputetë të mazhorancës të cilët nuk e votuan ligjin edhe pse ishin të pranishëm në seancë, pritet të bëjnë oponencën e tyre me rastin e rikthimit të tij për rishqyrtim nga kreu i shtetit./ TV KLAN

Next Post

25 yje të spektaklit botëror që pranojnë se janë biseksualë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

”I zë vendin Trump-it”, këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

”I zë vendin Trump-it”, këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

April 30, 2026
SHËNIM / Skandali me gazetarët që u ndaluan në kufi, përse nuk ka asnjë reagim nga autoritetet greke? Rastësi apo…

RSF: Liria e medias në nivelin më të ulët të 25 viteve të fundit

April 30, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Salianji kandidon për kreun e PD/ Gazetari: Në atë parti fiton vetëm Berisha, e ka uzurpuar

April 30, 2026
Data e zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu takon sot partitë politike, çfarë pritet

Data e zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu takon sot partitë politike, çfarë pritet

April 30, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Berisha kandidat i vetëm për kreun e PD, Vangjeli: Karikaturë zgjedhjesh pa standarde minimale

April 30, 2026
Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

April 30, 2026
Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

April 30, 2026
Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas përplasjes me Merz

Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas përplasjes me Merz

April 30, 2026

Sa votues të këtushëm të 11 majit do të votonin sot?

April 30, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, dita e fundit e muajit sjell ndryshime për të gjitha shenjat

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In