• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti po kërkon përgjegjshmëri për viktimat e mikrokredive

by Mero Baze
01/08/2024 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti i Republikës është përfshirë në një debat publik me guvernatorin e Bankës dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar të rregullohet kuadri i përgjegjësisë për institucionet mbikëqyrëse të tregut financiar dhe përmbaruesve, pas skandalit që shpërtheu me masakrën që është bërë me qytetarët nga shoqëritë borxhe mbledhëse, të licensuara si institucione mikrokredish, dhe bandat e përmbaruesve shqiptarë.

Zanafilla e problemit ka nisur nga viti 2015, kur në Shqipëri institucionet ndërkombëtare kanë pasur shqetësim lidhur me borxhin e keq në bankat e nivelit të dytë dhe kur, sipas praktikës së shumë vendeve perëndimore, ky borxh ju shit kompanive të licensuara për mbledhje borxhesh. Kështu formalisht bankat e nivelit të dytë e nxorën nga portofoli i tyre borxhin e keq, por ai ju përplas në fytyrë konsumatorëve pa përvojë dhe të pambrojtur shqiptarë.

Banka Kombëtare mori përsipër të krijojë një kuadër mbikëqyrës për shoqëritë e vjetra të mikrokredive që ishin në treg, duke lejuar ndërkohë të krijohen dhe shoqëri të reja, të cilat si kapital kishin borxhin e keq.

Kjo bëri që në treg të mbijetojnë shoqëri hiena, që u lidhën me bandën e përmbaruesve dhe shumëfishuan fitimet nga një anë, duke dhënë kredi me interes të lartë për të shlyer kreditë e vjetra dhe nga ana tjetër duke përdorur përmbaruesit për t’i falimentuar viktimat.

Këtu ka filluar të ngjizet skema skandaloze që na u shfaq tani si masakër mbi qytetarët.

Në vitin 2017, Ministria e Drejtësisë, drejtuar nga Gazment Bardhi, miratoi një vendim që praktikisht masakronte bankat e nivelit të dytë, pasi i detyronte ato të paguanin një tarifë shumë herë më të lartë për përmbaruesit paradhënie, një tjetër hallkë ligjore gjobëvënëse, një shërbim totalisht klientelist ndaj bandës së përmbaruesve privatë.

Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të mbikëqyrte veprimtarinë e përmbaruesve privatë pas shumë ankesave nga qytetarët, ka bërë një kallëzim në vitin 2020, kur ishte ministre zonja Gjonaj, por që ka rënë në vesh të shurdhër. Asgjë më tej.

Sot që situata është e qartë se çfarë ka ndodhur, të gjithë aktorët politikë janë përfshirë në debat, secili për të dëshmuar përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë e tij.

Presidenti i Republikës, duket qartë që po përpiqet të bëjq detyrën e tij duke treguar përgjegjshmëri lidhur me fatin e qytetarëve dhe qartazi ka pikëpamje të ndryshme me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Drejtësisë për çështjen kryesore, atë të mënyrës se si do të mbrohen viktimat e kësaj masakre. Është kjo arsyeja që ai i drejtohet Parlamentit, pasi ai kërkon akte ligjore që të mbrojnë qytetarët.

Parlamenti i konsumoi procedurat e debatit me guvernatorin, por kjo nuk e zgjidh problemin. Skandali që ka ndodhur kërkon një veprim energjik ligjor, për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga viktimat dhe për të vendosur rregulla të qarta për të ardhmen.

Dështimi i institucioneve mbikqyrëse si mbi përmbaruesit, ashtu dhe mbi shoqëritë e mikrokredive, është evident. Drejtësia ka punën e saj me hetimin dhe zbardhjen e problemeve ligjore.

Presidenti është duke i kërkuar Parlamentit dhe politikës shqiptare të veprojë për një kuadër ligjor të qartë dhe të përgjegjshëm për këtë skandal. Qeveria po ashtu duhet të bëhet nismëtare e këtij kuadri ligjor.

Edhe pse në përmasa shumë më të vogla se piramidat e ‘97, skandali humbet besimin e qytetarit tek shteti dhe institucionet dhe duhet rikuperuar urgjent.

Deri tani ka vepruar vetëm drejtësia dhe vetëgjyqësia. Në fakt duhet të veprojë Parlamenti dhe Qeveria, që të zgjidhë përfundimisht fatin e viktimave të kësaj skeme zhvatëse, në sytë e të gjithëve.

Next Post
“Yuri Kim e kuptoi…!”/ Kreshnik Spahiu: Për sa kohë Berisha të jetë kreu i opozitës, Edi Rama do jetë kryeministër

Dikur kishin sloganin “Tokë e xanun”, sot kanë sloganin “Tokë e djegun”

Comments 1

  1. ppa says:
    2 years ago

    Super Mero Baze! Analiza e tij ashtu si dhe shume raste te tjera eshte e sakte dhe kirurgjike. Me analizat e tij, ai sherben si keshilltar pa pagese per shume institucione!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In