• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Presidenti palestinez e tepron, ndërton pallat 13 milionë dollarësh (Foto)

by
28/08/2015 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti palestinez Mahmud Abbas është duke ndërtuar një pallat që kap vlerën rreth 13 milionë dollarë, përkundër krizës të thellë ekonomike dhe shumë problemeve të tjera me të cilat përballet vendi që ai udhëheqë.

Projekti i cili është emërtuar ‘Pallati presidencial i pritjes në Surda, Ramallah’ dhe është listuar si një nga proceset në zhvillim e sipër nga Këshilli Palestinez për Ekonomi dhe Zhvillim. Projekti planifikohet që të përfundojë së ndërtuari brenda dy viteve.

Ky kompleks do të ketë rreth 4700 metra katrorë pjesa e pritjes si dhe 4700 metra katrorë për nevoja administrative, dy helipadë. Kjo ndërtesë do të ndërtohet në një hapësirë prej 27.000 metra katrorë, dhe projekti është krejtësisht i financuar nga Ministria Palestineze e Financave.

Palestina gjatë këtij viti është duke kaluar nëpër një krizë të thellë financiare. Qeveria ka një buxhet emergjent në muajin mars, pasiqë vendet donatore dështuan që të transferonin shumën e ndihmave prej 5.4 miliard dollarë që ishte mbledhur në muajin tetor të vitit të kaluar, në konferencën e donatorëve për Palestinën, e cila ishte mbajtur pas luftës mes Izraelit dhe Gazas. Gjithashtu goditje e rëndë ka qenë edhe ngrirja nga Izraeli e shumës prej 127 milion dollarëve, para kto të cilat Izraeli i mbledhë nga taksëpaguesit Palestinez – ky vendim kishte ardhur si portestë, pasiqë Autoriteti Palestinez kishte aplikuar për anëtarësi në Gjykatën Ndërkombëtare Kriminiale, ku më pastaj do të padiste Izraelin për krime ndaj njerëzimit. Por, në muajin prill Izraeli u pajtua që t’i lironte të ardhurat nga taksat e mbledhura, para të cilat Autoriteti Palestinez i përdorë për të mbuluar pagat e shërbyesve civil

345271c abbas-palace

Next Post

​Portugalia publikon listën e futbollistëve kundër Shqipërisë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com