• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti nuk ka kujt t’i shkruajë

by Mero Baze
23/06/2019 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Letra e Presidentit Ilir Meta drejtuar Shefit të OSBE në Vjenë, Lajcak, vlen vetëm për të kuptuar se kujt mund ti dërgoj aktualisht letër Ilir Meta. Ose më mirë, tregon se sa pak kuti postare ka, që pranojnë letra prej tij.

Letra nuk ka ndonjë dallim nga ato që Presidenti thotë dhe vepron publikisht si udhëheqësi më protagonist I opozitës. Ai nuk e ka fshehur deri tani se mbështet kauzën e opozitës, mbështet bojkotin e zgjedhjeve dhe parlamentit, mbështet protestat e dhunëshme mbi institucione, dënon reagimin e policisë së shtetit, urren Bindjen Demokratike, por mbi të gjitha nuk e ka fshehur që mbështet taktikën e opozitës për të nënshtruar sistemin demokratik në Shqipëri.

Në këtë pikë letra nuk të çudit, dhe nuk ja vlen as të komentohet.

Por siç thashë, letra vlen për të kuptuar se Ilir Metës i kanë mbetur shumë pak dyer për të troktiur. 

Një letër të tillë ai mund tia niste Sekretarit Pompeu, por meqë gruaja e tij, një muaj më parë ishte vet në SHBA dhe është sqaruar dhe bindur se SHBA nuk ka nevojë të sqarohet për gjendjen në Shqipëri, nuk ja ka shkruar atij.

Mund t’ia niste dhe Presidentit të BE, por meqë një javë më parë Presidenti Junker, e tha qartë pikpamjen e tij, dhe u duk se ishte i sqaruar, Ilir Meta nuk ja ka dërguar.

Mund t’ia çonte dhe Kancelares Merkel, apo Presidentit Macron, por dhe ata janë të qartë.

Ja ka çuar zotit Lajcak, jo se ai nuk është i qart, por se shpreson që të bëj dhe një diversion me këtë rast, me përfaqësinë e OSBE në Tiranë, duke u treguar këtyre që ky mund të komunikoj me shefin e tyre direkt.

Kjo është një gjë qesharake, por që tregon seriozitetin me të cilin Ilir Meta ka vepruar për të institucionalizuar linjën revolucionare antiinstitucionale të opozitës në Shqipëri.

Dhe në këtë pikë mendoj se i ka bërë dhe nder qeverisë. Zoti Lajcak do të ketë mundësinë të kuptoj nga vet letra, se Presidenti është në krye të punëve të këtij revolucioni dhe po kërkon ndihmën e OSBE për ti dhënë shanse të trimufoj.

Por problemi që ka OSBE, është se ajo merret me zgjedhje dhe jo me revolucion. OSBE është e vetmja adresë e gabuar për të ndihmuar revolucionin, pasi ajo egziston ende, pikërisht se ka parti që prishin zgjedhjet. Biles më sakt, OSBE mund të ishte shkrirë, nëse nuk do të vidheshin votat nga tipa si Sali Bersha më 96, Ilir  Meta më 2001 e në vazhdim. Ndaj zoti Lajcak, edhe pse nuk është armiqësor me Ilir Metën, pasi e ka shpëtuar një herë pas vrasjeve më 21 janar, nuk e ndihmon dot, pasi i ka shkruar njeriut të gabuar. Por nuk ka faj, pasi Presidenti ynë, nuk ka kujt ti shkruaj.

Next Post
Rama, letër publike Bashës: Kthejuni të vetmes rrugë që njeh demokracia

Letra e Metës për OSBE, Rama: Do mendojnë se e ka shkruar ndonjë humorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com