• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani pret Kapitenët Regjentë të San Marinos, kërkon rritje bashkëpunimi

by Aalison Pearse Stevens
24/06/2016 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i uroi sot mirëseardhjen në Shqipëri, në një ceremoni zyrtare, Kapitenëve Regjentë të Republikës së San Marinos, Gian Nicola Berti dhe Massimo Andrea Ugolini, të cilët po zhvillojnë një vizitë dyditore, në Shqipëri, me ftesë të Kreut të Shtetit shqiptar.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve të të dy shteteve, Presidenti Nishani dhe Kapitenët Regjentë të San Marinos zhvilluan një takim të shkurtër kokë më kokë dhe më pas kryesuan bisedimet zyrtare mes delegacioneve të dy shteteve. Bisedimet zyrtare u zhvilluan në frymë miqësore, frymë evropiane dhe dëshirë të përbashkët për t’i nxitur e forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe ato shumëpalëshe.

Presidenti Nishani shprehu vullnetin e palës shqiptare për t’i çuar më përpara marrëdhëniet mes dy shteteve, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë bashkëpunimit ekonomik. Kreu i Shtetit vlerësoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes dy shteteve tona të përmirësohet dhe të intensifikohet më tej, duke shfrytëzuar më mirë kuadrin ligjor që kemi në fuqi, por edhe duke eksploruar mundësitë e nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, në funksion të krijimit të mundësive për bizneset sanmarineze për të marrë pjesë me investime të drejtpërdrejta apo në projekte të ndryshme zhvillimore.

Kreu i Shtetit i njohu miqtë nga San Marino mbi politikën e jashtme rajonale të konsoliduar të Shqipërisë, si dhe vlerësoi Kapitenët Regjentë për kontributin e drejtpërdrejtë të San Marinos në paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes njohjes që në fillim të pavarësisë së Kosovës.

Gjatë bisedimeve u vlerësuan edhe marrëdhëniet mes dy shteteve në organizatat ndërkombëtare, ku bëjnë pjesë, si dhe u bisedua mbi zhvillimet e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, me impakt për rajonin e Adriatikut por edhe të kontinentit evropian.

atsh/d.i.

Next Post

Pronësia mbi truallin e ndërtesave pa leje, hiqet pagesa për qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In