Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, priti kancelaren gjermane Angela Merkele ne ambientet e Presidencës.
Takimi që zgjati 25 minuta ishte i mbyllur për kamerat, ndërkohë që Merkel u prit nga Presidenti fill pas konferencës së përbashkët me Ramën.
Më pas, Merkel iu drejtua kompleksit “Tirana Bussines Park” ku do të marrë pjesë në Konferencën e Tetë Ekonomike Gjermano-Shqiptare. Më pas kancelarja gjermane do të udhëtojë nga Rinasi në drejtim të Beogradit.