• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani pret Dragan Čović, anëtar i presidencës së Bosnjës

by Java News
30/08/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Anëtarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Dragan Čović, i cili me ftesë të Kreut të Shtetit shqiptar, po zhvillon një vizitë pune njëditore në Shqipëri.

Pas ceremonive të rastit, Presidenti Nishani dhe Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës zhvilluan një takim të shkurtër kokë më kokë dhe më pas një takim të zgjeruar mes delegacioneve të të dy vendeve.

Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Čović në Shqipëri, që zhvillohet vetëm pak muaj pas vizitës shtetërore të Kreut të Shtetit shqiptar në Bosnje-Hercegovinë, duke e konsideruar atë si një vijim të dëshirës e vullnetit për t’i zhvilluar dhe forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

“Potencialet ekonomike të dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e turizmit, energjetikës, bujqësisë etj. janë ende të pashfrytëzuara dhe ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur dhe nxitur dhomat e tregtisë dhe të gjithë strukturat ekonomike e të biznesit për një bashkëpunim më intensiv në këtë drejtim”, u shpreh Nishani.

Presidenti Nishani vlerësoi rolin e veçantë që luajnë komuniteti shqiptar në Bosnje-Hercegovinë dhe ai boshnjak në Shqipëri, duke i konsideruar ato ura lidhëse të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se komuniteti boshnjak në Shqipëri, megjithëse i kufizuar në numër gëzon të gjitha të drejtat që garantohen nga konventat e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës, si dhe theksoi gjithashtu se është e nevojshme që edhe komuniteti shqiptar në Bosnje-Hercegovinë të ketë një vëmendje më të madhe shtetërore, veçanërisht sa i përket shkollimit në gjuhën shqipe dhe integrimit të tyre në institucionet shtetërore, etj.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në çështjet e sigurisë, si dhe kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm e me baza fetare që po prekin vendet dhe rajonin tonë. U theksua nevoja e koordinimit dhe harmonizimit të veprimeve për luftën me sukses të këtyre fenomeneve.

Next Post
Rivlerësimi i pronave, formulari në Hipotekë dhe harta e çmimeve për Tiranën

Rivlerësimi i pronave, formulari në Hipotekë dhe harta e çmimeve për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In